Zgjedhja e fustanit të dasmës është një nga momentet më të rëndësishëm dhe më vendimtarë në përgatitjen e ditës të martesës, dhe për një vajzë është një vendim plot me tension, emocion, pritje dhe – pse jo – me lot gëzimi!

Fustani i dasmës bën pjesë të një kategorie shumëformëshe që shpesh i frikëson nuset e ardhshme. Pikërisht për këtë arsye ju sugjerojmë 5 hapa që duhet të ndiqni për t’ju lehtësuar zgjedhjen e fustanit të përsosur.

HAPI NO. 1: Koha në dispozicion
Së pari, është shumë e rëndësishme të mos arrini në zgjedhjen e fustanit të dasmës në momentin e fundit.  Duhet të keni kohë për t’a zgjedhur atë dhe për t’i dhënë mundësinë rrobaqepësve të Atelier të aplikojnë çdo ndryshim të dobishëm në mënyrë që fustani juaj të dal i përsosur. Për këtë arsye, kërkimi i fustanit të dasmës duhet të filloj disa muaj para datës të martesës.

HAPI NO. 2: Zgjidhni stilin
Fustani i dasmës duhet t’ju rri si një lëkurë e dytë dhe për këtë arsye ai duhet të përshtatet edhe me personalitetin e çdo femre! Gjëja e rëndësishme është të ndiheni mirë, dhe për ta bërë këtë, fustani duhet të shkojë edhe me personalitetin tuaj! Ja stilet më të kërkuara nga nuset e ardhshme:

Klasik
Romantik
Boho
Vintage
Modern

HAPI NO. 3: Zgjidhni stofën
Stofa është çdo gjë në një fustan! Një stofë me cilësi të keqe prish esencën e gjithë fustanit të dasmës. Ja përse edhe ky aspekt është i rëndësishëm në zgjedhjen e tij. Ndër më të përdorurit gjejmë:

Dantellë
Saten
Shifon
Organxë
Tyl
Tafta

Sateni është një stofë paksa e shndritshme, e rafinuar dhe e shkëlqyeshme, ndërsa shifoni karakterizohet nga eleganca dhe butësia, ashtu si edhe dantella. Organxa është një stofë elegante dhe sensuale, e shkëlqyeshme dhe përdoret për të krijuar transparenca, ndërsa tyli, i karakterizuar nga butësia e veçantë, është i përsosur për të luajtur me funde të gjera. Së fundi gjejmë taftan: është një stofë pak më e ngurtë dhe ka karakteristikën të modelojë format e nuseve të ardhshme.

HAPI NO. 4: Zgjidhni një fustan që i përshtatet siluetës tuaj
Fustani i nusërisë është ndoshta veshja për të cilën duhet një kërkim nga më intensivët dhe më të gjatët në jetën e një vajze. Shpesh e imagjinoni që kur keni qenë fëmijë, duke ëndërruar të jeni si një princeshë në ditën e dasmës tuaj. Por në shumicën e rasteve, kur provoni fustanin që mendonit të ishte ai i duhuri, realizoni se nuk përputhet aspak me pritjet tuaja. Kjo ndodh shpesh sepse nuk keni marrë parasysh një faktor vendimtar: formën e trupit tuaj.

5 format e trupit te femrave

Trupi “drejtkëndësh”: me siguri duhet t’ju shmangeni rrobave të ‘rëshqitura’, dekolte rrumbullake ose katrore; nga ana tjetër, preferoni veshjet me dekolte në formë ‘V’, pa rripa, pa mëngë dhe me shpatulla të zhveshura.

Trupi “trekëndësh”: për të arritur një rezultat të përsosur, duheni të theksoni më shumë belin dhe më pak shpatullat. Zgjidhja për ju janë fustanet e dasmave me fund shumë të gjërë.

Trupi “klesidra”: ky lloj fiziku është shumë i ekuilibruar! Pra, dritë jeshile për zgjedhjen e tij, me një fokus për fustanet e martesës në formë sirene që do të zbukurojnë më tepër një trup tashmë të përsosur.

Trupi “dardhë”: në këtë rast misioni juaj është të polarizoni vëmendjen në pjesën e sipërme të fustanit. Ja përse duhet të zgjidhni fustane nusërie me prerje në formë ‘A’ pasi ata janë të ngushtë në bel dhe hapen gjerësisht në pjesën e poshtme.

Trupi “mollë”: për nuset curvy ideale do të ishin fustanet e nusërisë me stil perandorak, të prerë nën brez, të cilët hapen të avullt . Duhet t’ju shmangeni fustaneve shumë të ngushtë tip sirenë. Për të zbukuruar qafën, zgjidhni një dekolte në formë zemre dhe mos zgjidhni aksesor dhe zbukurime tepër pompoze.

HAPI NO. 5: Pyesni ekspertët
Nëse ka diçka që nuk ju bind, mos hezitoni të kërkoni ndihmë nga ekspertët. I rëndësishëm është edhe opinioni i njerëzve që do t’ju shoqërojnë gjatë provave të fustanit të dasmës si nëna, motra, etj. Ashtu si reciton ajo fjala e urtë: ‘Pyet shtatë a tetë, e bëj si di vetë!’. Me siguri, këshilla më e rëndësishme që mund t’ju japim është të ndiqni gjithmonë zemrën tuaj!

Përfundimisht, një praktikë e mirë është të merrni frymëzim rreth fustanit që dëshironi duke shfletuar katalogje ose website për fustane nusërie. Kjo pikënisje do t’ju ndihmoj të arrini në Atelier me idetë pak më të qarta për stilin që ju pëlqen dhe që dëshironi të provoni. Ju këshillojmë gjithashtu të mos provoni më shumë se 10 fustane, sa më shumë modele të provoni aq më shumë konfuze do bëheni.

Tashmë jeni gati për të filluar. Ju urojmë një kërkim fitimprurës!

Po ju, a e keni gjetur fustanin e ëndrrave tuaj?

Cover photo credits: FROM THE WEB

© Të gjitha të drejtat e rezervuara

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s