Më në fund e propozuat dashurin e zemrës dhe mezi po prisni të përjetoni ditën e martesës tuaj të paharrueshme? Erdhi momenti të filloni edhe ju kërkimin e të gjithë atyre detajeve që do ta bëjnë ditën tuaj të dasmës vërtet të veçantë. Nga këndvështrimi i stilit, dita e dasmës nuk ka vetëm një protagonist. Edhe përse nusja ka sytë e të gjithëve të fokusuara ndaj vetes, dhëndri gjithashtu meriton momentin e tij.
Kostumi i dhëndrit është sigurisht shumë më i thjeshtë se fustani i nuses, por kjo nuk do të thotë se është më pak i rëndësishëm.
Çfarë lloj kostumi duhet të veshin dhëndrit? Kjo varet nga shumë faktorë. Atëherë ja një listë me ca këshilla të vogla që do t’ju ndihmojnë të gjeni një look të përsosur.
Kërkesa e kostumit duhet të fillojë të paktën 3 muaj përpara ditës të dasmës. Ashtu siç ndodh për fustanin e nuses, edhe kostumi i dhëndrit duhet të zgjidhet në bazë të fizikut të tij.
Për shëmbull, nëse dhëndri është i gjatë dhe i dobët, një tuxedo ose një kostum slim do të jetë zgjidhja e përsosur. Për ata që kanë një fizik të hollë, ju rekomandojmë një xhaketë dopiopet, ndërsa ata me ca kile të tepërta, duhet t’i shmangen kostumeve me ngjyra të qarta duke preferuar ngjyrën e zezë ose blu të errët. Nëse dëshironi të holloni figurën tuaj, atëherë zgjidhni një xhaketë me dy ose tre kopsa.
Si të shfrytëzoni kostumin mbas dasmës?
Nëse nuk jeni të ides që kostumin e dasmës do ta vishni vetëm për atë ditë dhe pastaj do ta mbyllni në dollap për gjithmonë, do të gjeni shumë të dobishme këshillat e mëposhtme.
Në momentin e zgjedhjes, orientohuni drejt ngjyrave të përshtatshme edhe për evente të tjera zyrtare: nuancat ngjyre blu të errët ose gri antraçit do të jenë perfekte për intervista pune, darka të veçanta, evente profesionale, ceremoni dhe takime biznesi.
Jo vetëm ngjyra por edhe stofa ka rëndësin e saj, prandaj zgjidhni një copë deve me një peshë që nuk tejkalon 270 g/m, në këtë mënyrë kostumi mund të përdoret gjatë gjithë 4 stinët. Nëse preferoni të martoheni me tuxedo, mos harroni se ky lloj kostumi mundet të përdoret vetëm në raste shumë të veçanta.
Zgjidhni kostumin e dasmes dhe stofën sipas stinëve
Vjeshtë / Dimër
Edhe përse në disa vende sezoni i dimrit nuk konsiderohet ‘sezon i lartë’ për t’u martuar, është thelbësore të njihni opcionet e ndryshme. Në këtë rast, është mirë të zgjidhni materiale të rënda siç është leshi 100%, leshi dhe mëndafshi ose leshi dhe mohair me një peshë mbi 270 g/m.
Pranverë / Verë
Nga mezi i pranverës e në vazhdim, fillon zyrtarisht sezoni i dasmave. Nëse edhe ju martoheni në këtë periudhë, ju këshillojmë që të merrni parasysh kostume të bëra me lesh ose me lesh të përzier me mëndafsh, me një peshë rreth 260 g/m. Transpirimi do të jetë optimalë dhe kostumi me këtë përbërje do të duket vërtet i sofistikuar.
Zgjidhni kostumin e dhëndrit sipas stilit
Klasik
Kostumi i dhëndrit blu tre-pjesësh (xhaketë, pantallona dhe jelek) është një evergreen i veshjeve ceremoniale, i përshtatshëm për shumicën e dasmave. Ngjyra blu ka ndryshime të pafundme në nuancat, nga të cilat mund të zgjidhni sipas personalitetit tuaj.
Opcionet më klasike për zgjedhjen e kostumit? Blu, blu kobalt, blu e errët ose blu e mesnatës – të bëra me lesh ose përzierje (lesh dhe mohair ose – edhe më mirë – lesh dhe mëndafsh). Në lidhje me personalitetin, zgjidhni një kostum me tre kopsa, me vetëm një prerje mbrapa, katër kopsa tek mëngët dhe xhepa welt.
Modern
Nëse dasma do të zhvillohet në plazh ose thjesht doni të braktisni pamjen tradicionale për të kërkuar diçka më të freskët, mundet të provoni një kostum me ngjyra më të hapura (si e bardha, gri e lehtë, bezhë ose blu) me tre pjesë.
Stofat për këtë lloj kostumi mund të jenë një përzierje lesh-mëndafsh, e cila i jep pak shkëlqim pamjes tuaj, ose përzierje pambuk-liri për një dasëm me atmosferë casual.
Kostumi i dhëndrit modern duhet të jetë një kostum ku xhaketa ka tre kopsa, dy prerje mbrapa, tre kopsa tek mëngët dhe me xhepa welt. Nëse ju pëlqen të eksperimentoni, dhe nusja është dakord, ia lejoni vetes një xhaketë dopiopet.
Zgjidhni ngjyrat më të përshtatshme
Nëse për veshjen formale ditore ngjyrat që mund të zgjidhni janë të pafundme, ndihuni rehat sepse – kur vjen fjala për dasma dhe ceremoni – mundësitë ulen në mënyrë drastike. Në fakt, nëse po pyesni se çfarë ngjyre duhet të jetë kostumi i dhëndrit, dijeni që opcionet më të njohura janë vetëm tre: blu, gri dhe e zezë. Le t’i shohim ato së bashku në detajë.
KOSTUMI BLU
Ngjyra blu është me të vërtetë opcioni më i zakonshëm kur bëhet fjalë për dasma, veçanërisht në nuancat blu e errët dhe blu kobalti. Një ngjyrë e gjithanshme, e aftë për të përmirësuar çdo lloj lëkure dhe fizik, një ngjyrë tërheqëse, e cila ju jep sasinë e duhur të seriozitetit dhe elegancës.
Një kostum blu, gjithashtu, ju lejon të kombinoni jelekë me ngjyra të ndryshme, të tilla si ngjyrë qumshi, që do shkoj shumë me fustanin e nuses të ardhshme.
KOSTUMI GRI
Një kostum klasik gri është një mundësi e mirë që tërheq frymëzim nga më i rrepti tight dhe gjysmë tight. Një kostum gri, veçanërisht në nuancën gri antraçit, është opcioni më i mirë – pas ngjyrës blu – për dasmat zyrtare.
Ngjyra gri e hapur, nga ana tjetër, dhe nuancat e saj në stofat e holla, janë bërë një trend i shkëlqyeshëm në vitet e fundit, sidomos për dasmat casual.
KOSTUMI I ZI
E zeza është bashkë një ngjyrë ekskluzive dhe zyrtare, por zakonishtë është ngjyra që përdoret për kostume tuxedo, prandaj mund të mos jetë plotësisht e përshtatshme për një martesë tradicionale.
Në fakt, në shumë vende, traditat nuk parashikojnë të ashtuquajturat dress code black-tie, domethënë tuxedo me këmishë të bardhë dhe papijon të zi. Kjo ndodh sepse në shumicën e vendeve është një ngjyrë që nuk përdoret gjithmonë për raste gëzimi. Pse të mos zgjedhësh atëherë një nuancë blu të errët?
Mos anashkaloni rehatinë
Në ditën e dasmës, sidomos të porsamartuarit, nuk kan kohë të ndalojnë as për një minutë: xhiro nëpër tavolinat për të takuar të ftuarit, surpriza, foto, vallëzime… Kjo është arsyeja pse është shumë e rëndësishme që kostumi i dhëndrit të jetë sa më i rehatshëm. Për tu siguruar, është e këshillueshme që të bëni provën e fundit të kostumit disa ditë para dasmës, duke kontrolluar që madhësia të jetë e duhur.
Edhe këpucët duhet të jenë të rehatshme, kështu që ju këshillojmë t’i vishni për disa orë, ca ditë përpara dasmës, në mënyrë që të marrin formën e këmbës. Nuk ka asgjë më të keqe se këpucët e ngushta në një moment kaq të rëndësishëm!
Dallohuni nga të ftuarit
Është pothuajse e pamundur që nusja të ngatërrohet me të ftuarit: pavarësisht veshjes së saj, qoftë edhe një fustan nusërie i thjeshtë, ajo ka një mijë detaje që e dallojnë nga të tjerët. Ndërsa për burrat është pak më e vështirë të dallohen nga të ftuarit.
Sigurisht të gjithë do ta dinë kush është dhëndri, por nuk mund të mohoni se nuk është gjithmonë e lehtë të dallosh burrat nga prapa nëse të gjithë veshin një kostum elegant.
Sado i thjeshtë të jetë kostumi i dasmës tuaj, është e rëndësishme të keni disa detaje për t’u dalluar nga mysafirët, siç mund të jetë një lule në vrimen e kopsës (një ide origjinale mundet të jetë buqeta e nuses në miniaturë) ose një jelek i veçantë.

Credits: PIXABAY
Po ju, e keni gjetur tashmë kostumin e dasmës tuaj?
Cover photo credits: UNSPLASH @soroushkarimi
© Të gjitha të drejtat e rezervuara