Për të organizuar një martesë zakonisht ju duhet të paktën një vit. Tashmë, gjithnjë e më shumë çifte vendosin të organizojnë dasmën 3 – 4 muaj më parë. Edhe në këtë rast është e mundur të realizoni një dasmë të përsosur: thjesht organizohuni mirë. Çfarëdo të jetë koha juaj e organizimit, këtu do të gjeni disa këshilla që vlejnë për të gjithë ju.
KERKONI NDIHME
Një strategji interesante është të kontaktoni motrën, kushëririn apo shoqen tuaj. Ndihma e tyre do të jetë shumë e rëndësishme: nëse janë në dispozicion mundet t’i delegoni atyre disa detyra. Përgatitni një kalendar dhe një list të gjërave për të bërë, në mënyrë të mos harroni asgjë. Përfundimisht, kujtohuni të kontaktoni Zyrën e Gjëndjes Civile të vendbanimit. Nëse jetoni në dy qytete të ndryshme, mundet të zgjidhni midis asaj të nuses apo të dhëndrit.
VENDOSNI PRIORITETET
Nëse për ju data është një prioritet atëherë do të keni shumë kufizime. Gjatë gjithë organizimit të dasmës, gjithmonë kujtoni cilat janë prioritetet tuaja dhe përpiquni të jeni elastik. Mbani një mendje të hapur dhe përgatituni për ndryshime të mundshme në planin tuaj: gjetja e një vendi për t’u martuar midis majit dhe shtatorit është shumë e vështirë nëse nuk keni lëvizur në kohë, kështu që mund të lind nevoja për të ndryshuar ditën e dasmës.

LISTA E TE FTUARVE
Hartoni një listë fillestare të të ftuarve. Do t’ju duhet për të patur një ide të qartë në lidhje me numrin që do t’ju shërbej në restorant.
LOKALI DHE MUSIKA
Kur të keni një ide të qartë për numrin e të ftuarve, mund të filloni të kërkoni një restorant që i përshtatet nevojave tuaja. Nëse planifikoni të keni një sesion të gjatë fotografik, sigurohuni që të ftuarit tuaj që janë duke ju pritur, të ken në dispozicion një aperitiv me pije freskuese. Zgjidhni menunë dhe muzikën. Nëse keni ndërmënd të ftoni ndonjë këngëtar të njohur, e kontaktoni atë sa më shpejtë.

KOSTUMI DHE FUSTANI I DASMES
Kërkoni veshjen e dasmës ose një rrobaqepëse që mund t’a konfeksjonoj atë. Dhëndri mundet të filloj të kërkoj kostumin e dasmës edhe pak muaj para dasmës. Por nusja duhet të mendoj për fustanin e dasmës sa më shpejt, në mënyrë që të ketë në dispozicion gjithë kohën e duhur për ndryshime të nevojshme.
ARTIKUJ TË NGJASHËM Fustane nusërie 2020: 5 tendencat më të kërkuara! Kostumi i dhëndrit |
FTESAT
Për të përgatitur ftesat, hartoni një listë të saktë të të ftuarve (gjithashtu këshillohuni me familjet tuaja për t’ju shmangur incidenteve diplomatike), kërkoni një vend që ti realizoj dhe ti printoj, dhe dërgohini me postë.

UNAZAT E DASMES
Erdhi momenti për të zgjedhur unazat e dasmës. Mos harroni të veni ti merrni ose të dërgoni dikë tjetër në vëndin tuaj, të paktën një javë para ceremonisë.
MUAJI I MJALTIT
Zgjedhja e vendit për muajin e mjaltit është ndoshta momenti më i bukur i të gjithë organizimit të dasmës. Shkoni në agjenci, kërkoni në internet, por mbi të gjitha zgjidhni formulën që është më e pëlqyeshme për ju, sepse ky do të jetë udhëtimi më i bukur dhe më romantik i gjithë jetës suaj.

ARTIKUJ TË NGJASHËM Muaji i mjaltit |
FOTOGRAFITE
Nëse vendosni të merrni një fotografë profesionist, filloni ta kërkoni sepse oferta është e gjerë dhe do t’ju duhet kohë për të gjetur atë që do ju bind më shumë.
LULET
Shkoni tek një luleshitës të besuar ku të zgjidhni lulet për location, tavolinat, restorantin, shtëpinë dhe makinën. Mos harroni të shkoni të merrni lulet për makinën në ditën e dasmës. Më në fund, zgjidhni buqetën, një detaj shumë i rëndësishëm për një nuse të ardhshme.

ARTIKUJ TË NGJASHËM Buqeta e nuses: secila të sajën ! |
MAKINA E NUSES
Nëse jeni me fat dhe keni ndonjë të afërm ose mik me një makinë të përshtatshme për dasma, i pyesni atij nëse mundet të jetë shoferi juaj në atë ditë të veçantë. Në rast të kundërt, filloni të interesoheni për t’a rezervuar atë.
PARUKJERJA
Shkoni tek parukjerja juaj e besuar për të eksperimentuar modelin e flokëve që dëshironi. Pasi të keni zgjedhur atë më të përshtatshmin, caktoni takimin për ditën e dasmës. Zakonisht vjen tek shtëpia juaj per flokët dhe grimin.

ESTETISTJA
Rezervoni një trajtim të plotë në një qendër kozmetike: çereta, pastrim i fytyrës, masazhe relaksuese (do t’ju duhen!). Mund edhe të bëni disa llamba për të marr pak ngjyrë (pa ekzagjeruar!) që do shkoj shumë me fustanin tuaj të dasmës, ashtu siç dhe të përgatitni lëkurën për djellin e Karaibeve të muajit të mjaltit.
ARTIKUJ TË NGJASHËM Beauty routine për nusen e ardhshme |
KU TI ULIM?
Ja një nga momentet më pak të këndshëm të gjithë organizimit të martesës tuaj: të vendosni se ku do të ulen të ftuarit gjatë drekës/darkës së dasmës. Pas një mbledhje me familjet tuaja (bëhuni gati per ca grindje dhe mosmarrëveshje), kur të keni vendosur më në fund për vendet, bëni një hartë që do ti dorëzoni restorantit, në mënyrë që të gjithë të dinë se ku të ulen.
ÇLODHUNI
Ditën para ceremonisë duhet ta kaloni në relax total, përkushtohuni vetvetes dhe meditoni për ndryshimet që do të ndodhin në jetën tuaj. Dasma juaj është një ngjarje unike dhe duhet të jetë një nga ditët më të lumtura të jetës tuaj!

WEDDING PLANNER
Nëse nuk doni të stresoheni dhe keni buxhet të mjaftueshëm, liheni të gjithë organizimin e dasmës në duart e një profesionisti të vërtet, siç është figura e wedding planner.
FALENDERIMET
Pasi do të ktheheni nga muaji i mjaltit, do të ishte një gjest i këndshëm të dërgonit dy fjalë falenderimi të ftuarve që morën pjesë në ceremonin tuaj dhe ata që ju bën një dhuratë.

Po ju, në çfarë momenti të organizimit të dasmës tuaj ndodheni në këtë çast?
Cover photo credits: FREEPIK @natalystep
© Të gjitha të drejtat e rezervuara