Pas takimit magjik me fustanin tuaj të dasmës, erdhi koha të vendosni se si të modeloni objektin që i përshtatet sa më shumë fustanit: buqeta e nuses! Zgjedhja e luleve është thelbësore jo vetëm për ngjyrat, të cilat duhet të kombinohen me vetë fustanin, por edhe për mesazhin që përcjellin me kuptimin e tyre.
Më poshtë do të gjeni disa këshilla për kombinimin perfekt e buqetës martesore.
MATERIALI
Nëse po kërkoni një buqetë që të plotësoj sa më mirë pamjen tuaj në ditën e dasmës, shikoni materialin prej së cilit është konfeksionuar fustani i dasmës. A është fustani juaj i mbuluar me rruaza të ndërlikuara? Atëherë shkon një buqetë që t’i theksoj akoma më shumë këta detaje dhe jo t’i mbuloj ata. Ja pra që ju sugjerojmë një tufë me lule të thjeshta si është, për shembull, zambaku. A është fustani juaj i bërë i gjithë me dantella apo është i mbuluar me aplikime të bukura? Mundet të duket akoma më i mrekullueshëm me një tufë lulesh të vogël me trëndafila ngjyrë qumështi.

TEMA
Nëse keni zgjedhur një temë për dasmën tuaj, atëherë me siguri fustanin e dasmës e keni zgjedhur sipas asaj. Edhe buqeta martesore duhet të përputhet në mënyrë perfekte me temën e dasmës tuaj. Për shembull, nëse nusja ka zgjedhur një temë boho, buqeta duhet të përmbaj elemente boho si eukalipti dhe lulet e thata.

FORMA
Konsideroheni formën e fustanit të dasmës ashtu siç edhe siluetën tuaj në momentin që do vendosni se cila buqetë funksionon më mirë për ju. Një fustan me siluetë elegante dhe me vello katedrale mundet të shkoj mirë me një buqetë të madhe asimetrike. Llojet e luleve dhe gjetheve të tilla si bizele të egra, jasemin ose anemonë, do të ishin një mundësi e shkëlqyeshme për t’i sugjeruar luleshitësit si të arri këtë objektiv.

SEZONI
Në një këndvështrim green, pyesni luleshitësin tuaj çfarë lule dhe gjethe lokale janë të sezonit në momentin që do martoheni. Pastaj informohuni nëse pranë juve ka ndonjë fermë lokale që kultivon ato lule që po kërkoni. Kjo do ju ndihmojë që buqeta të jetë më se personale dhe me të vërtet home made. Përdorimi i luleve sezonale nuk do jetë vetëm element bukurie dhe veçanërie në ditën tuaj të dasmës, por gjithashtu, me këtë veprim, ju do të mbështesni bizneset e vogla.

FUSTANI
Buqeta martesore zgjidhet në bazë të stilit të ceremonisë, por mbi të gjitha në bazë të fustanit të nuses. Çdo nuse e di se sa e rëndësishme është që buqeta të përshtatet me fustanin e nusërisë dhe të jetë në harmoni me siluetën dhe stilin e veshjes së saj. Në parim, buqeta e rrumbullakët është e përshtatshme për të gjitha, ndërsa ato më të rëndësishmet, si buqeta klasike apo ajo me formë ujëvare, janë të përshtatshme për nuset me trup të dobët që kanë zgjedhur një fustan elegant dhe linear. Dhe mos harroni t’i kushtoni vëmendje edhe peshës të saj.
STIL PRINCESHE
Fund i gjerë dhe i bollshëm, mood romantik: ky është modeli i preferuar nga nuset. Duke qenë një model i rëndësishëm, ju rekomandojmë të zgjidhni një buqetë të vogël. Zgjedhja më klasike? Një buqetë me një formë të rrumbullakët.
STIL SIRENE
Fustani i dasmës model sirenë është shumë sensualë. Një fustan shumë modern, i cili duhet të kombinohet me një buqetë ad hoc. Ju sugjerojmë një formë të gjatë, e cila kujton siluetën e këtij fustani.
STIL PERANDORAK
Një fustan nusërie me stil perandorak është normalisht shumë i thjeshtë dhe i rafinuar. Këshilla jonë? Një buqetë me një formë të gjatë ose një tufë lulesh, por gjithmonë të zvogëluara. Për nusen më minimaliste edhe zgjedhja e një lule të vetme, si një zambak, mund të jetë një alternativë ideale.
PRERJE TRAPEZ
Shumë i thjeshtë dhe tradicionalë, është një nga fustanet më të zgjedhur nga nuset e ardhshme. Për këtë lloj fustani ne ju rekomandojmë dy linja të ndryshme: një buqetë e rrumbullakët ose me formë ujëvare, e përsosur për të theksuar klasicizmin e tij.

ARTIKUJ TË NGJASHËM Fustane nusërie 2020: 5 tendencat më të kërkuara! |
SHIJA PERSONALE
Nuk ekziston një buqetë martesore e drejtë ose e gabuar. Disa nuse dëshirojnë një buqetë të madhe, ndërsa ca të tjera dëshirojnë një pamje klasike dhe preferojnë të përqendrohen në një lloj lulesh. Çfarëdo t’ju frymëzoj, nga ngjyrat e dasmës tek stili juaj, nga fustani tek location, në fund të asaj dite kaq të mrekullueshme, buqeta juaj do të jetë e bukur dhe e veçantë sepse është unike për ju !

Po buqeta juaj si është? A keni ndonjë lule të preferuar? Na tregoni më shumë rreth saj në komentet.
Cover photo credits: FREEPIK @cookie_studio
© Të gjitha të drejtat e rezervuara