Përshëndetje vajza ! Për t’ju prezantuar 5 stilet më të kërkuara nga nuset e ardhshme në këtë 2020, vendosëm t’ju paraqesim disa nga modelet e fustaneve të nusërisë të Pronovias, një kompani spanjolle e themeluar në Barcelonë në vitin 1922.

1. Fustani për beach wedding

Çfarë mund të jetë më romantik sa një lokal buzë detit për të festuar dasmën tuaj? Nëse për festën keni zgjedhur një vendndodhje në plazh, në këtë artikull ne ju sugjerojmë disa ide për pamjen tuaj të dasmës.

Për një pamje të përsosur në stil beach wedding, fustanet e nusërisë më të përshtatshëm janë ata të përbërë nga funde të lehta që “tunden” sa herë që fryn era dhe kan qëndisje të çmuara. Pamja e nuseve në stil beach wedding bazohet në një fustan me stof të hollë dhe delikate. Nëse dasma zhvillohet në perëndimin e diellit, mundet të zgjidhni fustane verore plot me aplikime të ndritshme me shkëlqim, rruaza dhe gurë.

Përveç ngjyrës të bardhë që do t’ju ​​bëjë të ndriçoni edhe më shumë nën rrezet e diellit, nëse kërkoni një pamje më origjinale, zgjidhni nuanca të lehta. Për shembull, mundet të provoni fustane me ngjyra të tilla si rozë, manushaqe ose blu, ose nuanca ngjyrë mishi për të riprodhuar ngjyrat e rërës ose, akoma, fustane të bardha por me detaje të ngjyrosura siç janë aplikimet me lule.

2. Fustani boho chic

Stili boho chic konfirmohet si një nga tendencat më të kërkuara nga nuset e ardhshme për vitin 2020. Linja rrëshqitëse, stofa të lehta, të pasuruara me qëndisje të çmuara dhe detaje të rafinuara. Fustanet e dasmave boho chic kanë një stil gjysmë gipsy gjysmë romantikë, plot qëndisje me dantella dhe të thurur me grep.

Këta fustane nusërie përshtaten në mënyrë të përsosur me çdo lloj fiziku. Çdo model ka disa detaje që e bëjnë atë unik. Ata mund të kombinohen me kurora me lule, buqeta country  por edhe me gjerdan me guaska, për ato vajza që dëshirojnë një dasmë që është çdo gjë përveç se konvencionale.

Stili boho chic përfaqëson nusen chic, origjinale dhe elegante, i cili ndërthur detajet etnike me jehonat e atmosferave hippy. Fustanet boho janë të veçantë dhe j’u përshtaten të gjitha nuseve që duan të ndihen të lira të shijojnë ditën e dasmës së tyre, duke kombinuar lehtësinë dhe bukurinë në fustanin e vet.

3. Fustani stil princeshe

Një fustan martese stil princeshe është ëndrra e të gjitha vajzave. Këta fustane janë një klasikë, dhe me magjinë e tyre të përjetshme, bëjnë të lumtura nuset në të gjithë botën!

Nusja që zgjedh një fustan me një prerje princeshe, është një nuse romantike dhe kërkon një fustan të mrekullueshëm që ta tregoj më të bukur se kurrë. Një fustan elegant që përshtatet mirë me figurën e saj, me detaje që shprehin individualitetin, me një fund të fryrë dhe të shndritshëm që e bëjnë atë të shkëlqejë në ditën e dasmës.

Pra, duke marr parasysh këto karakteristika, fustanet e nusërisë në stil princeshe, janë krijuar me dantella, organxa dhe mëndafsh, të zbukuruar me qëndisje. Por është dantella që përbën elementin kryesor të këtyre fustaneve përrallorë.

Përveç stofave të shndritshme dhe pasurisë së detajeve dhe dekorit, fustanet me prerje princeshe dallohen për fundet e tyre shumë voluminozë dhe të fryrë. Busti shpesh është i ngushtë, zakonisht i përbërë me një stof në kontrast, në mënyrë që fundet të dallohen sa më shumë në të gjithë madhështinë e tyre.

E bardha, më klasikja e ngjyrave në martesë, konfirmohet si aleati më i mirë për të krijuar fustane në stil princeshe.

4. Fustani elegant

Fustani i nusërisë elegantë është perfektë për nuset që pëlqejnë stilin klasik i bërë aktual dhe origjinal nga detaje të vogla bashkëkohore. Mundet të luani me modelet e ndryshme të dekolte, të rrumbullakët ose me formë V, me mëngë ose pa mëngë, për ta bërë atë një fustan martese të përjetshëm.

Fustanet e dasmave elegantë dhe sensual mundet të realizohen gjithashtu duke luajtur me mbivendosjen e stofave të ndryshme për t’i dhënë butësinë dhe përsosjen e duhur. Aksesori që do zgjidhni mund të përcaktojë nëse fustani do të jetë i thjeshtë apo i çmuar. Për shembull, një rrip me kristale Swarovski hollonë belin dhe përmirësonë figurën.

Detaje të vogla si funde me dantellë ose qëndisje të ngjyrosura tek busti, do ta bëjnë fustanin tuaj edhe më unikë. Do të jetë një fustan elegantë, një fustan vetëm juaji, i cili do t’ju ​​tërheq që në momentin e parë që do ta vishni.

5. Fustani dy pjesësh

Një mënyrë e re të veshës fustanin e dasmës, një mënyrë e re e të ndjerit nuse: zgjidhni një fustan dy pjesësh për një inovacion me shije!

Fustanet e dasmave dy pjesësh janë zgjidhja perfekte, sepse mund t’i kombinoni ashtu siç preferoni, duke krijuar dhe dizajnuar fustanin tuaj, veçanërisht pa hequr dorë nga stili që ju karakterizon më shumë.

Nëse mendoni se fustani klasikë i dasmës nuk është për ju dhe po kërkoni një pamje shumë më origjinale dhe të ndryshme se zakonisht, atëherë kjo është zgjidhja që bën për ju. Të jesh antikonformiste nuk do të thotë të jesh më pak elegante apo e veçantë.

Komoditeti dhe thjeshtësia tipike e dasmave moderne, u lë më shumë liri në zgjedhje nuseve të ardhshme të cilave nuk j’u pëlqen fustani përrallor që bie në sy.

Cili nga këta stilet ju përkufizon më shumë ?

Cover photo creditsFREEPIK @prostooleh

© Të gjitha të drejtat e rezervuara

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s