Pantone® Color Institute ka dekretuar cila do të jetë ngjyra e vitit 2020 dhe ne të Dasma&Co. po ju sugjerojmë se si mundet ta përdorni në organizimin e martesës tuaj.

Këtë vit PANTONE® ka zgjedhur ngjyrën Classic Blue: një nuancë elegante, relaksuese dhe mahnitëse. Një ngjyrë e thjeshtë që kujton qiellin në muzgun e mbrëmjes, që të qetëson dhe të shtynë të reflektosh. Një ngjyrë që kombinohet pa problemë me çdo fasë të dasmës, nga ftesat deri tek zbukurimet e ceremonisë, nga lulet në qendër të tryezës deri tek pamja e çiftit dhe veshjet e dëshmitarëve.

E përkryer për dasma buzë detit ose për një martesë me një allure mbretërore, Classic Blue ofron disa mundësi për ta kombinuar atë me ngjyra të tjera: është pak si një kanavacë e bardhë, gati për ta pikturuar me nuanca të tjera!

Credits: PINTEREST

Për një martesë klasike dhe elegante mundet të kombinoni Classic Blue me njgyrën e bardhë, por edhe me një gri të çelur ose me një krem ​​apo bezhë në stil beach wedding. Ndërsa për një stil bashkëkohor mundet të zgjidhni një përzierje të nuancave me ngjyra të ftohta dhe t’i kombinoni ato me elemente natyrore si druri ose ngjyra të tilla si kafe.

Për një martesë verore me stil ekzotik mundet të kombinoni Classic Blue me nuanca të freskëta dhe të larmishme të tilla si e kuqe, e verdhë mustardë, jeshile bredhi, rozë koral ose portokalli. Për dasma më magjepsëse, shkon kombinimi i nuancave metalike si ari dhe argjendi të shoqëruara në mënyrë rigoroze me xixa.

Ngjyra e dasmës e vitit 2020 është, po ashtu, e përkryer edhe për save the date dhe ftesat, si letra ose zarfi që e përmban atë.

Credits: PINTEREST

Classic Blue gjithashtu mundet të përdoret edhe tek rrobat. Jo për fustanin e nuses (megjithëse fustani nuk duhet të jetë domosdoshmërisht i bardhë), por pa dyshim për kostumin e dhëndrit dhe për fustanet e shoqëruesve. Një kostum për burra ngjyrë blu është një evergreen që nuk kalon kurr nga moda, një veshje me të cilën dhëndri nuk mund të mos arrijë objektivin.

Credits: PINTEREST

Për rrobat e shoqëruesve përdorni të njëjtën ngjyrë Classic Blue ndërsa modeli i fustanit duhet të ndjek fizikun e secilës prej tyre, pra modeli mundet të ndryshoj sipas shijeve/nevojave. Në këtë mënyrë skema e ngjyrave do të respektohet dhe efekti në fotografi do të jetë super, duke patur gjithmonë parasysh rehatinë dhe self-confidence të shoqëruesve tuaja.
Nëse shoqërueset dhe dhëndri janë veshur me Classic Blue dhe nusja me të bardhë, dëshmitarët e tij mundet të përdorin të njëjtën ngjyrë Pantone® të vitit 2020 ose të zgjedhin ngjyrën gri të hapur!

Credits: PINTEREST

Megjithatë, ngjyra e dasmës 2020 gjen një nga shprehjet e saj më të mira në tryezë. Mise-en-place nuk do të ketë më të meta nëse Classic Blue do të jetë tema kryesore: shumë e bukur nëse ofrohet në formën e një mbulese tavoline. Akoma, të lë pa frymë nëse përdoret në një detaj të thjeshtë siç është mbajtësi i vendndodhjes me emrin e mysafirit.

Credits: PINTEREST

Classic Blue është ngjyra e dasmës e vitit 2020 madje edhe kur bëhet fjalë për tableau de marriage me emrat e të ftuarve për t’i ndihmuar ata të gjejnë vendin e tyre sapo të arrijnë në lokalin ku do të festohet dasma.

Credits: PINTEREST

Kjo ngjyrë është gjithashtu e përshtatshme në mënyrë të përkryer për bonbonieret e dasmave nga më origjinalet ose për detaje tek fustani i nuses, siç janë këpucët dhe buqeta.

Credits: PINTEREST

Në lidhje me buqetën martesore, ekzistojnë dy mundësi nëse vendosni të krijoni një event që do ketë si temë kryesore ngjyrën e dasmës 2020: mundet të preferoni të fusni disa lule të vogla ngjyrë Classic Blue në një tufë e bërë me lule ngjyrë rozë, të bardha, vjollcë me gjethe jeshile. ose të zgjidhni një buqetë njëngjyrëshe Classic Blue me trëndafila.

Credits: PINTEREST

Classic Blue mundet, gjithashtu, të përdoret edhe si një butonnière (dekor që vendoset tek vrima e kopsës në kostumin e dhëndrit dhe dëshmitarët meshkuj) ashtu siç edhe byzylykë për shoqërueset e nuses.

ARTIKUJ TË NGJASHËM
Pantone® shpall ‘çiftin’ e ngjyrave 2021

Çfarë mendoni për këtë ngjyrë? Ju pëlqen? Kush është ngjyra që keni zgjedhur për dasmën tuaj?

Cover photo credits: PANTONE.COM

© Të gjitha të drejtat e rezervuara

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s