Urime të përzëmërta për fejesën tuaj!
Fejesa është një pikëfillim i jashtëzakonshëm që hap një kapitull të rri të jetës tuaj. Prandaj propozimi duhet bërë tamam sepse ai do ngelet përgjithmonë në kujtimet tuaja më të çmuara.
Pas tronditjes, lotëve dhe eksitimit erdhi koha për të ndarë lajmin kaq emocionues me të gjithë botën. Por si mundet ta shpallni fejesën familjarëve dhe miqve tuaj, qoftë ata larg apo afër? Përgjigja është e thjeshtë, mjafton një fotografi dhe ndarja e saj në rrjetet sociale.
Në ditët e sotme jemi tepër me fat ! Teknologjia na e ka bërë të mundur të kapim çdo çast të jetës tonë në pak sekonda. Mjafton një smartphone, që tashmë kemi të gjithë, për të fotografuar/ regjistruar në mënyrë të përhershme një moment kaq vendimtar të jetës.
Më poshtë do të gjeni disa mënyra krijuese për të shpallur fejesën tuaj, si në mediat sociale ashtu edhe personalisht!

Kudo qoftë t’ju arrijë propozimi, ndarja e një pjese të tij është një mënyrë e shkëlqyeshme për të shpallur fejesën tuaj. Mundet të jetë e vështirë të tregoni të gjithë ngjarjen me një fotografi, kështu që përdorni një imazh simbolik për të përmbledhur gjithçka.

Nëse punësoni një fotograf ose përpiqeni vetë të vendosni një aparat fotografik të fshehur, kapja e çastit të propozimit është shpesh gjëja e fundit në mendjen e kujtdo. Nëse jeni me fat të keni kapur këtë moment kaq të veçantë, përdorni këto imazhe për të shpallur fejesën tuaj.

Një unazë fejese super luksoze meriton të gjithë skenën! Pse të turpëroheni nëse unaza juaj e fejesës verbon? Vendoseni atë në qendër të vëmendjes, përkundër atyre që deklarojnë se është një gjest jo shumë elegant. Zilia është më mirë se keqardhja! 😉
Nëse doni të shtoni pak romancë, një puthje e juaja si sfond – edhe nëse jashtë fokusit – është e mjaftueshme për të kaluar konceptin, i cili do të jetë krejt i qartë.

Tashmë jetojmë të gjithë në botën e hashtags, atëherë përse mos t’i përdorni kur të njoftoni për fejesën tuaj? Hashtagët si #PoEDua, #Propozim, #Fejese, të shoqëruara me një nga fotografit tuaja të preferuara, do të flasë më shumë se një mijë fjalë. Mos harroni se përdorimi i një hashtag do të lejojë gjithashtu këdo që kërkon atë hashtag të shikojë fotot tuaja.

Nëse keni zgjedhur datën e dasmës bëheni të njohur me tollombacet. Ose shkruajeni atë në objekte që janë të lidhur me temën e dasmës. Për shembull, nëse vendndodhja do të jetë në plazh, shkruajeni në rërë. Ose, akoma, mundet ta shkruani në pëllëmbët e duarve dhe mos harroni të rrotulloni unazin në favor të kamerës 😊

Nuk është e vështirë të gjesh kush, madje edhe në internet, ofron shërbimin e personalizimit të gadget të ndryshëm si gotat. Bëni dy prej tyre. Në një mund të shkruani: “Unë e propozova”, ndërsa tek tjetra: “Unë thashë po”. Mbajini ato në duar në mënyrë që fjalitë të jenë të lexueshme. Natyrisht mos e kufizoni imagjinatën tuaj. Çdo shkrim origjinal mund të jetë vetëm i përkryer, sepse është mbi të gjitha i juaji.

Para se të bëni të njohur fejesën tuaj në rrjetet sociale, përse të mos ftoni miqtë dhe familjarët në një festë ku ti bëni një surprizë me këtë lajmë? Është një mënyrë e shkëlqyeshme për të ndarë personalisht momentin tuaj të veçantë me ata që doni më shumë, gjatë kohës ku do keni ushqim të mirë, verë dhe shumë dashuri.

Nëse dëshironi t’ju shmangeni promovimit e postimit të një fotografie në rrjetet sociale, atëherë thjesht ndryshoni statusin tuaj në Facebook. Në këtë mënyrë miqtë dhe familjarët do të jenë në gjendje të shohin lajmin e veçantë. Kjo mënyrë komunikimi i përshtatet shumë personave të rezervuar, spese kështu nuk duhet të ndani detaje të momentit tuaj privat.

Nëse ju dhe partneri juaj keni fëmijë së bashku, i lejoni ata të ndajnë lajmin me miqtë dhe familjarët tuaj. Pavarësisht nëse ata veshin një bluzë me shkrimin “mami dhe babi do martohen” ose mbajnë në dorë unazën e fejesës, të përfshini të gjithë familjen tuaj për këtë lajmërim është pa dyshim një gjë e veçantë.

Ne të Dasma&Co nuk mundet të mendojmë për një rast më të mirë për dolli! Dy gota dhe një shishe shampanjë krijojnë atmosferën e përsosur dhe shkojnë drejt në pikë: “Ne jemi gati të martohemi, le të festojmë!”. Natyrisht, dora që mban unazën e fejesës duhet të jetë në favor të kamerës.
Çfarë mendoni për këto mënyra të propozimit? Ju pëlqejnë? Po ju, si propozuat/ si ju propozuan? Na tregoni më poshtë në komente.
Cover photo credits: UNSPLASH @jmartinez143
© Të gjitha të drejtat e rezervuara