Nuk është e lehtë të jesh një çiftë në prag të martesës në këtë 2020: shumë nga dasmat që ishin planifikuar për në pranverë/verë janë shtyrë për shkak të koronavirusit. Kjo ka ndodhur edhe me VIP-at, të cilët hoqën dorë nga festimet dhe e anuluan – për momentin – dasmën e tyre.

Në fakt, shumë çifte janë detyruar të anulojnë ose të shtyjnë dasmat e tyre për shkak të virusit pasi nuk mund të festojnë ashtu siç e kishin planifikuar fillimisht. Në këtë periudhë kufizimi, nuset dhe dhëndurët e ardhshëm po ballafaqohen me prishjen e planeve të tyre si pasojë e situatës së krijuar prej COVID-19.

Edhe të famshmit që shumicën e kohës na duken të paarritshëm, gati sikur vijnë nga një botë tjetër, nuk mundet ti shmangen kësaj situate. Në fakt ata nuk bëjnë përjashtim nga ky rregull. Për të përballuar krizën dhe masat e përmbajtjes, disa prej ta kanë vendosur të shtyjnë dasmën e tyre në një datë të mëvonshme.

Ja 5 nga dasmat më të famshme që nuk do të festohen më, të paktën për momentin:

1
JENNIFER LOPEZ & ALEX RODRIGUEZ

Jennifer Lopez and Alex Rodriguez – photo from the web

Pandemia e koronavirusit i ka prishur planet e dasmës të Jennifer Lopez dhe Alex Rodriguez. Në një intervistë virtuale për Ellen DeGeneres Show, Jennifer Lopez i tha DeGeneres se virusi po i vendos planet e dasmës të saj dhe të dhëndrit e ardhshëm Rodriguez në standby.

“Sinqerisht, unë me të vërtetë nuk e di se çfarë do të ndodhë më pas në lidhje me datat” tha ajo para DeGeneres nëpërmjet video chat.

“Ne jemi thjesht në pritje ashtu siç është edhe pjesa tjetër e botës.”

“Do të shohim çfarë do të ndodh posa të mbaroj gjithçka.” shtoi Lopez.

2
EMMA STONE & DAVE MCCARY

Emma Stone and Dave McCary – photo from the web

Emma Stone dhe i fejuari i saj, Dave McCary, kishin planifikuar të martoheshin në Mars 2020, por dasma nuk u festua.

Raportohet se shkrimtari-regjisori dhe aktorja e kishin për tu martuar nga mezi i marsit, rreth kohës kur koronavirusi goditi Shtetet e Bashkuara. Dasma nuk u celebrua dhe pritet që çifti të njoftojë publikisht një datë të re.

3
PRINCESHA BEATRICE & EDOARDO MAPELLI MOZZI

Princess Beatrice and Edoardo Mapelli Mozzi – photo from the web

Princesha Beatrice dhe Edoardo Mapelli Mozzi fillimisht kishin planifikuar të celebronin dasmën e tyre në Buckingham Palace, por festimi u anulua.

Beatrice atëherë vendosi të kishte një ceremoni më të vogël në Chapel Royal në Pallatin e St James, por një zëdhënës i pallatit i raportoj Insajderit se ajo dhe i fejuari i saj do të peshojnë çdo mundësi për “të shmangur çdolloj rreziku të panevojshëm në rrethanat aktuale”.

“Në përputhje me këshillat e qeverisë të Mbretërisë e Bashkuar, çifti rishikoj planet e tyre për 29 majin.”

“Ata janë të vetëdijshëm për këshillat e qeverisë në lidhje me mirëqenien e anëtarëve të moshuar të familjes dhe grumbullimeve të njerëzve,” shtoi zëdhënësi.

ARTIKUJ TË NGJASHËM
Dasma e fshehtë e princeshës Beatrice

4
KATY PERRY & ORLANDO BLOOM

Katy Perry and Orlando Bloom – photo from the web

Katy Perry dhe Orlando Bloom shtynë dasmën e tyre të planifikuar për këtë verë e cila do të celebrohej në Japoni. Një ditë pasi këngëtarja dhe aktori ndanë lajmin e tyre për shtatzëninë, u zbulua se çifti vendosi të shtynte dasmën.

Bloom dhe Perry kishin planifikuar të martoheshin në verën e vitit 2020 në Japoni. Por çifti vendosi të shtyjë dasmën në fillim të marsit 2021 për shkak të koronavirusit.

“Gjithçka ishte gati në Japoni ku dasma do zhvillohej me 150 të ftuar. Katy ishte me të vërtetë e lumtur kur mendonte se në altar do të mbërrinte shtatzënë. Ata të dy ishin tepër të gëzuar që të gjitha detajet e dasmës po merrnin formë, por ju desh të ndryshonin shpejt planet e tyre për shkak të pandemisë globale.” rrëfen një burim revistës People.

Pra Katy Perry do të duhet të presë pak më gjatë për të veshur fustanin e bardhë drejt altarit, por shpresojmë që çifti të jetë në gjendje së shpejti të martohet në Japoni ashtu siç e ka ëndërruar!

5
DENNIS QUAID & LAURA SAVOIE

Dennis Quaid and Laura Savoie – photo from the web

Dennis Quaid dhe Laura Savoie e shtynë dasmën e tyre që do të celebrohej në Hawaii.

Quaid i tha revistës People në fund të marsit se ai dhe Savoie do të shtyjnë dasmën e tyre e planifikuar për në 4 Prill pasi panë se si po ndikonte virusi në Itali.

“Ne kishim organizuar të martoheshim në 4 prill në Kauai,” tha Quaid. “Do të ishte një ceremoni e vogël dhe e këndshme”.

“Kemi disa anëtarë të familjes dhe miq që kanë një sistem imunitar të dobët për shkak të ca trajtime mjekësore”, i rrëfeu Dennis revistës People. “Ja përse vendosëm ta shtynim martesën tonë.”

Padyshim ky problem i lidhur me pandeminë ka cënuar edhe ‘njerëzit normalë’. I përkisni edhe ju kategorisë së ‘martesave të shtyra për shkak të COVID-19’? Po planifikonit të martoheshit në këtë periudhë dhe dasma u anulua? Na tregoni historinë tuaj!

Cover photo credits: FROM THE WEB

© Të gjitha të drejtat e rezervuara

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s