ditën e dasmës do të duhet të dukesh i përsosur, si gruaja jote e ardhshme. Ndërsa ajo është e zënë me një mijë angazhime mes estetistes dhe provat e makijazhit, dijeni që ekziston një rutinë bukurie edhe për dhëndrin e ardhshëm.

Trupi juaj mund të vuajë nga stresi paramartesor, kështu që është mirë të ndiqni disa hapa për të arritur në ditën e dasmës në formë perfekte.

Për ta ndihmuar trupin të kapërcejë stresin dhe të mbërri në altar në formë të përsosur, duhet të ndjekësh disa këshilla të thjeshta për bukurinë tënde.

Pastrimi i fytyrës

Credits: UNSPLASH

Të kujdesesh për lëkurën duhet të jetë një nga ata zakonet që duhen kryer çdo ditë dhe jo vetëm në fazën e përgatitjes të dasmës. Kontakto një specialist që të të ndihmojë për të arritur rezultatin e një lëkure të shëndetshme, të lëmuar dhe të përsosur.

Pra, fillo të përdorësh produkte për të hidratuar, pastruar dhe eksfoliuar, jo vetëm lëkurën e fytyrës, por edhe atë të trupit.  

Ngjyra e lëkurës

Credits: UNSPLASH

Nëse dasma juaj do të celebrohet gjatë sezonit të verës, është mirë që të shfaqeni pak të rrezitur. Prandaj është e këshillueshme që ti kushtoni disa orë në ditë rrezitjes, disa javë para datës së dasmës. Por kini kujdes që mos të dilni në diell nga ora 10 deri në orën 16, kur rrezet e diellit janë shumë të forta, sepse rrezikoni të digjeni. Sigurisht gjithmonë aplikoni një krem ​​mbrojtës të mirë, jo më pak se SPF 30+.

Flokët

Credits: UNSPLASH

Edhe nëse nuk ju duhet të çmendeni me mijëra propozime të modelimit e flokëve ashtu siç ndodh për nusen, mos lini pas dore prerjen e flokëve tuaj. Kujdesuni edhe për ta, për shëmbull duke përdorur një shampo të përshtatshme, një maskë për ti patur më të butë dhe më shkëlqyesë. Por mbi të gjitha tashmë fillo të mendosh se çfarë prerje preferon për ditën e dasmës, pa pritur minutën e fundit.

Dhe nëse po mendoni të ndryshoni pamjen tuaj tërësisht, bëjeni, por me shumë kujdes! I pyesni berberit tuaj të besuar t’ju ndihmoj për të arritur një pamje origjinale dhe të rafinuar që pasqyron personalitetin tuaj.

Mjekra

Credits: UNSPLASH

Nëse je mësuar me mjekër dhe po të rruesh do të ndihesh si i zhveshur, atëherë është mirë që mos ta heqësh për ditën e dasmës, por le t’ua bëjmë të qartë: mjekra nuk duhet lenë pas dore sepse ajo duhet të jetë në harmoni me stilin e veshjes tënde të dasmës.

Kujdesu për mjekrën duke përdorur produkte të dizajnuara posaçërisht për të si shampo, kondicioner dhe vajra të parfumuar që do ta zbusin mjekrën tuaj dhe do ti japin shkëlqim.

Mënyra se si do mbani mjekrën dhe mustaqet në ditën e dasmës, do të jetë një tipar dallues i stilit tuaj dhe për këtë arsye duhet të jetë në harmoni me imazhin tuaj.

Manikyri

Credits: FREEPIK

Në këtë listë të rutinës së bukurisë të dhëndrit e ardhshëm, nuk mundet të mungonte manikyri.

Në ditën e dasmës duart do të luajnë me të vërtetë një rol kryesor: nga shkëmbimi i unazave të dasmës deri te shtrëngimet e duarve me miqtë dhe familjarët, për të mos përmendur të gjitha gjestet, madje edhe më natyrale, por që do të jenë të pavdekshme në qindra shkrepje fotografike.

Sidomos nëse për punën që bëni përdorni shumë duart, në ditën e dasmës ato duhet të duken të përsosura. Nëse nuk jeni shumë të njohur me sallonet e bukurisë, pyesni të fejuarën tuaj për këshilla: ajo me siguri do të jetë në gjendje t’ju ndihmojë të gjeni specialistin më të përshtatshëm për të përmbushur nevojat tuaja.

Fiziku

Credits: UNSPLASH

Një vëmendje të veçantë duhet t’ja përkushtoni formës tuaj fizike përpara ditës të dasmës. Duke ndjekur thjesht një dietë të ekuilibruar dhe duke udhëhequr një mënyrë jetese të shëndetshme, do të arrini në altar me një djeni dhe një vetëbesim të fortë.

Nëse je shumë i motivuar dhe dëshiron të stërvitesh në palestër, filloe atë disa muaj përpara datës së dasmës. Atëherë të këshillojmë të marrësh një personal trainer i cili do të jetë në gjendje të të ndihmojë të arrish qëllimin tënd.

Ose, akoma, merr zakonin të bësh një shëtitje ose një vrap gjatë kohës tënde të lirë. Gjithashtu mundet të ndash këto momente me partneren tënde dhe së bashku do të arrini rezultate që vetëm do të dukeshin të paarritshme!

Së fundi mos harro se çdo detaj, nga prerja e flokëve e deri tek stili i mjekrës, do të duhet të përshtatet në mënyrë perfekte me kostumin e ceremonisë që ke vendosur të veshësh në ditën e madhe. Prandaj përpiqu të ndërtosh një pamje harmonike dhe të ekuilibruar.

Të dashur dhëndër të ardhshëm, çfarë mendoni për këto këshilla? A jeni ndër ata që kujdesen për bukurinë edhe në jetën e përditshme?

Cover photo credits: FREEPIK

© Të gjitha të drejtat e rezervuara

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s