Të premten në mëngjes, 17 korrik, në orën 11, në Royal Chapel of All Saints, princesha Beatrice – mbesa 31 vjeçare e Mbretëreshës Elizabeth dhe vajza e Princ Andrew – shkoj në altar me të fejuarin e saj italian, Edoardo Mapelli Mozzi.

Fillimisht dasma ishte caktuar për në 29 maj por çifti u detyrua ta anulonte për shkak të kufizimit për parandalimin e përhapjes të Covid-19.
Mbas plot 235 vjetësh, martesa e princeshës është dasma e parë e fshehtë në familjen mbretërore angleze. Mbreti i fundit anglez që u martua në fshehtësi ishte Xhorxh IV, i cili u martua me të dashurën e tij, Maria Fitzherbert, në vitin 1785.
Zyrtarisht ceremonia u zhvillua në fshehtësi për shkak të koronavirusit, por edhe për shkak të përfshirjes të babait të saj, Princit Andrew, në skandalin e Epsteinit. Problem për princeshën do të ishte edhe Meghan Markle, rikthimi i të cilës në Angli pasi iku me burrin dhe djalin e saj, do të merrte të gjithë skenën. Siç ndodhi në dasmën e motrës të Beatrice, Eugenie, në të cilën Meghan Markle njoftoi se ishte shtatzënë duke ja vjedhur skenën nuses.
Pavarësisht nga Covid-19, skandali me Princ Andrew, ndarja e Meghan dhe Harry nga familja mbretërore, Beatrice dhe Edoardo vendosën ti thonë po njëri tjetrit me një dasmë private me rreth 20 të ftuar.
Midis të ftuarve ishin gjyshërit e babait të nuses – Mbretëresha Elizabeth II dhe Princi Philip -, prindërit e saj – Prince Andrew dhe Sarah Ferguson -, dhe prindërit e dhëndrit – Alessandro Mapelli Mozzi dhe ish gruaja e tij, Nikki Williams-Ellis.

Cerimonia ishte shumë minimaliste dhe ‘Martesa u krye në përputhje me udhëzimet përkatëse të qeverisë’, siç konfirmohet nga Buckingham Palace.
Princ Andrew shoqëroj nusen në altar ndërsa mamaja e princeshës, Sarah Ferguson, lexoi një poezi, ashtu siç bëri edhe nëna e Edoard-it, Nikki Shale. Në kishë nuk pati kor, këngë dhe zbukurime me lule. Vetëm buqeta shumëngjyrëshe e nuses, e lënë më pas mbi varrin e Ushtarit të Panjohur në Westminster Abbey: traditë e filluar nga stërgjyshja e nuses në vitin 1923.
Dëshmitari i dhëndrit ishte djali i tij, Christopher Woolf Mapelli Mozzi, 4 vjeç, i lindur nga lidhja me Dara Huang, me të cilën nuk u martua kurrë. Beatrice është princesha e parë që ka një fëmijë të gjetur. Marrëdhëniet me Woolfie-n janë të shkëlqyera dhe ata kalojnë shumë kohë së bashku.
Dasma e Beatrice-s u organizua si një nder i vërtetë drejt gjyshes Mbretëreshë. Në fakt mbesa e Elizabeth II zgjodhi të martohej në një ditë kur gjyshja ishte e lirë nga angazhimet e saj dhe nuk e zhvendosi atë në Itali (ku dëshironte të celebronte dasmën).
Princesha Beatrice veshi një fustan të huazuar nga gjyshja e cila e kishte veshur atë për herë të parë në vitin 1961, gjatë një darkë zyrtare në Romë. I dizajnuar nga Norman Hartnell – i cili, më parë, kishte krijuar fustanin e dasmës të Mbretëreshës dhe atë të kurorëzimit – fustani u rimodelua nga Angela Kelly dhe Stweart Parvin, per t’ju përshtatur fizikut të princeshës Beatrice.
Por ai nuk ishte e vetmja gjë që Beatrice huazoi nga gjyshja, edhe kurora me diamante që vendosi mbi vellon – QUEEN MARY FRINGE TIARA – ishte e njëjta që Mbretëresha Elizabeth përdori në 20 Nëntor 1947, në ditën e saj të dasmës me Princ Philip.

Mësohet se mbas martesës Beatrice ka vendosur të shkojë të jetojë në Itali. Afër qytetit të Bergamo-s, dhëndri zotëron një vilë të bukur dhe Beatrice – e cila mbas martesës fiton titullin si konteshë – tani ka mundësinë të kalojë ditët e saj pikërisht atje. Ajo me siguri do të ishte më e strehuar nga thashethemet që e mposhtën në lidhje me skandalin që përfshiu babain e saj.
Për të mos përmendur faktin që princesha Beatrice e do Italinë marrëzisht!
ARTIKUJ TË NGJASHËM Dasmat mbretërore: fustanet përrallor të princeshave! |
Cover photo credits: INSTAGRAM beatriceandeugenie.ofyork
© Të gjitha të drejtat e rezervuara