U fejove, tashmë vesh në gisht unazën verbuese, festove me familjen dhe miqtë .. tani je gati për të filluar realizimin e ëndrrës tuaj. Erdhi koha për të filluar planifikimin e ditës të madhe!
Më poshtë do të gjeni një listë qe do t’ju orientoj të mos harroni hapat më të rëndësishëm që ju presin. Për të lehtësuar leximin, kemi krijuar nje timeline duke imagjinuar se do filloni ta organizoni dasmën një vit më parë.
Kjo nuk do të jetë një përcaktim i kohës se kur duhet të filloni me organizimin e dasmës por thjeshtë një renditje që do t’ju ndihmojë, që mund të modifikoni në bazë të nevojave tuaja duke fshirë atë që nuk ju intereson dhe duke shtuar atë që ju duhet.
tanI

- Flisni me partnerin mbi tipologjinë e martesës që të dy dëshironi, çfarë është e rëndësishme dhe çfarë nuk është.
- Vendosni buxhetin dhe krijoni një dokument excel për të ndjekur shpenzimet që do kryeni.
- Kërkoni për frymëzim në internet por kini kujdes MOS TE BENI HAPIN ME TE GJAT SE KEMBA. Mbajini pritjet e tuaja realiste dhe mos harroni kurr buxhetin.
- Krijoni një dosje në kompjuter ku mund të mblidhni në një vend idet, fotografit, broshurat, etj.
- Mendoni se cila stinë ju tërheq më shumë, kjo do t’ju ndihmojë të zgjidhni ditën tuaj të dasmës.
Credits: ISSUU
12 MUAJ PARA DASMES

- Filloni të kërkoni location duke patur gjithmonë parasysh sezonin/buxhetin tuaj dhe hartoni një listë të shkurtër.
- Bëni një skicë të parë të listës e të ftuarve.
- Kontaktoni priftin ose punojsin e bashkisë.
- Nëse dëshironi një ndihmë, ky është momenti për të kontaktuar një agjenci për të organizuar dasmën.
- Filloni të kërkoni furnizuesit.
- Organizoni një festë për fejesën.
Credits: UNSPLASH @firmbee
11 MUAJ PARA DASMES

- Rezervoni fotografin, furnizues i rëndësishëm që duhet zgjedhur tamam!
- Filloni kërkimin e fustanit të nusërisë duke shkuar në atelier.
- Filloni kërkimin e destinacionit ku të kaloni muajin e mjaltit.
Credits: FREEPIK @firmbee
9 MUAJ PARA DASMES

- Zgjidhni stilin e ftesave dhe font që do përdorni për shkrimin.
- Konfirmoni zgjedhjen e luleshitësit.
- Porosisni fustanin tuaj të dasmës.
- Rezervoni flokëtoren dhe makeup artist.
- Rezervoni muajin e mjaltit.
Credits: UNSPLASH @rpnickson
6 MUAJ PARA DASMES

- Konfirmoni restorantin.
- Rezervoni grupin ose artistin që do këndoj në dasmën tuaj.
Credits: UNSPLASH @thomasw
4 MUAJ PARA DASMES

- Blini të brëndshmet dhe këpucët.
- Planifikoni në atelier provën e parë të fustanit të dasmës.
- Dërgoni ftesat.
- Porosisni unazat.
- Planifikoni takimin me flokëtoren dhe me makeup artist – atë ditë mos harroni të vishni një bluzë në të njëjtën ngjyrë të fustanit.
Credits: FREEPIK @lookstudio
2 MUAJ PARA DASMES

- Shkoni në atelier për provën e parë të fustanit – merrni me vete të brëndshmet, këpucët dhe gjithë aksesorët që do përdorni.
- Rezervoni një sesion fotografik të fejesës.
- Një ide interesante është që sesioni fotografik të zhvillohet tek location që keni zgjedhur, sidomos nëse fotografi nuk ka punuar atje më parë.
- Rezervoni një prerje flokësh për dhëndrin e ardhshëm.
- Nëse dëshironi, erdhi momenti të organizoni një festë për ti thënë lamtumirë beqarisë – 2 muaj janë një kohë e mjaftueshme për ta marr veten në kohë për ditën e madhe!
Credits: UNSPLASH @zorianast
1 MUAJ PARA DASMES

- Përcaktoni vendet në tryeza.
- Shijoni disa trajtime në spa – ne ju rekomandojmë një skrub të trupit, një pastrim të fytyrës dhe një masazh për tu çlodhur.
- Rezervoni manikyrin dhe pedikyrin.
Credits: UNSPLASH @ayurmanaayurveda
1 JAVE PARA DASMES

- Bëni prerjen dhe ngjyrën e flokëve – mos harroni se tani nuk është më momenti për të eksperimentuar.
- Shijoni trajtimet e fundit bukurie si depilimi, etj.
- Bëni manikyrin dhe pedikyrin – zgjidhni ti bëni me xhel për të zgjatur më shumë.
- Tërhiqni fustanin nga atelier.
- Vishni këpucët e reja dhe ecni me to në shtëpi për disa orë në ditë.
- Pastroni unazën e fejesës.
Credits: UNSPLASH @marcusvlewis
NATA PARA DASMES

- Shijoni një darkë me miqtë dhe familjarët tuaj – mos pini shumë.
- Përgatisni gjithçka që ju nevojitet për ditën e madhe.
- Shkoni në krevat herët dhe përpiquni të flini!
Credits: UNSPLASH @spanic
DITA E DASMES

- Merrni frymë thellë.
- Relaksohuni dhe kënaquni.
Credits: UNSPLASH @Jonathan Borba
PAS DASMES

- Shkruani një email për të falenderuar furnizuesit tuaj.
- Shkruani një kartolinë falenderimi të ftuarve që morën pjesë në dasmën tuaj.
Credits: UNSPLASH @wilhelmgunkel
❤ TE TRASHËGOHENI ❤
Cover photo credits: UNSPLASH @sincerelymedia
© Të gjitha të drejtat e rezervuara