Të dashur të ftuar, ky artikull është një apel për ju! Këtu duam t’ju tregojmë se çfarë pret nga ju çifti i porsamartuar. Jo vetëm të ftuarit kanë pritshmëri kur marrin një ftesë për një martesë. Edhe çifti imagjinon se si do të jetë dita e madhe në shoqërinë e të dashurve të tyre.

Çfarë nuk duhet të bëni në një dasmë për të qenë mysafir të përsosur?

Vazhdoni të lexoni më poshtë

1

TË VESHUR ME TË ZEZA

Credits: UNSPLASH @blakecheekk

E zeza në dasma nuk është aspak elegante! Po, e di. Keni të drejt! Deri tani kemi thënë të kundërtën sepse me të vërtet e zeza është zgjidhja më e sigurt për të qenë elegant dhe të sofistikuar gati në çdo event.

Por kur flitet për dasma është mirë që ta mënjanoni atë. Kjo ngjyrë nuk është e justifikueshme as kur dasma zhvillohet në mbrëmje, kur zgjidhni një fustan të gjatë ose dëshironi të jeni tepër elegant.

2

TË VESHUR ME TË BARDHA

Credits: UNSPLASH @carolinehdz

Ngjyra e bardhë është pa diskutim ngjyra e rezervuar për nusen. Nëse dëshironi të zgjidhni nuanca të lehta si rosë ose ngjyrë qumështi, është mirë ti pyesni nuses se cila ngjyre do të jetë fustani i saj, në mënyrë që t’ju shmangeni çfardo sikleti (rrezikoni të visheni me të njëjtën nuancë).

Për të mos përjetuar situata të pakëndshme, është mirë që çifti i ardhshëm të komunikoj kodin e dëshiruar të veshjes (dress code).

3

VONESË NË PËRGJIGJE

Credits: PEXELS @Olya Kobruseva

Është e rëndësishme të përgjigjeni sa më shpejt nëse do merrni pjesë në dasmë apo jo. Çifti duhet të menaxhoj qindra njerëz dhe kërkon të organizoj atë ditë sa më të këndshme për të gjithë, prandaj është e nevojshme që të ftuarit të jenë të saktë dhe të përpiktë. Dhe sidomos mos ndryshoni mendje në momentin e fundit, me përjashtim të rrethanave të paparashikuara.

4

SURPRIZA GJATË CEREMONISË

Credits: PEXELS @Emma Bauso

Vëmendje ekstreme ndaj idetë që ju vijnë në mendje në momentin e fundit, sidomos nëse nuk i keni planifikuar me personin që organizon dasmën. Çdo dasmë përfshin një program për çdo “ngjarje” të programuar gjatë ditës: një interval i papritur mund të rrezikojë suksesin e dasmës. Nëse çifti i është drejtuar një profesionisti, rezultati i shkëlqyer i dasmës do të jetë në të vërtetë në duar të mira.

5

TRANSFORMIMI I DASMËS

NË NJË SOCIAL EVENT

Credits: PIXABAY

Në qoftë se çifti nuk e kërkon në mënyrë të qartë, atëherë kini kujdes maksimal me përdorimin e rrjeteve sociale: selfie, hashtags dhe postime nga përgatitjet, nga altari, nga ushqimi deri tek ahengjet e shthurur. Jo të gjitha momentet e dasmës duhen të jenë të pavdekshme dhe të ndahen me publikun.

Asgjë nuk është më e pakëndshme sesa bërja publike e dasmës nëse çifti do të dëshironte një intimitet dhe, mbi të gjitha, ata munden mos të jenë dakord që të shpallin detajet e një momenti kaq intim. Çifti  ka të drejtë të zgjedh se çfarë të ndajë dhe çfarë jo, mundësisht në ditët pas dasmës.

Për këtë arsye është mirë që mospostoni fotografi në mediat sociale pa kërkuar leje. Në të njëjtën kohë, nëse çifti ka krijuar një hashtag të dedikuar, ju duhet ta përdorni atë.

6

MOS SHKAKTONI SIKLETE

Credits: UNSPLASH @larm

Mbërritja me vonesë, dehja, shakat e tepërta, tërheqja e vëmendjes nga ana e të gjithë të ftuarve: gjithë këta veprimet është mirë ti mënjanoni. Kërkoni të mbani një low profile dhe mos harroni kur se protagonistët e kësaj dite janë vetëm nusja dhe dhëndri.

A keni jetuar ndonjëherë situatat e përshkruara më sipër? Kush ishte roli juaj? Mysafir apo të porsamartuar?

Cover photo credits: FREEPIK @cookie_studio

© Të gjitha të drejtat e rezervuara

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s