Muaji i mjaltit është një udhëtim i bërë nga një çift i sapomartuar për të festuar martesën e tyre. Origjina e emrit i referohet muajit të parë të martesës dhe pijes që përdorej për ta festuar atë, quhej mead dhe ishte një pije alkolike e bërë nga mjalti i fermentuar. Në traditën e lashtë të veriut (kultura Norvegjeze) ishte zakon që bashkëshortët të kalonin muajin e parë vetëm, duke konsumuar këtë pije çdo ditë.
Në epokën moderne, duke filluar nga shekulli i 19-të, shprehja “muaji i mjaltit” fillon të përdoret për të identifikuar periudhën menjëherë pas kremtimit të dasmës, e organizuar nga bashkëshortët për t’u larguar nga jeta e përditshme dhe për të shijuar relaksin e merituar pas gjithë stresit të grumbulluar për shkak të përgatitjeve të dasmës.
Muaji i mjaltit është fillimi simbolik i një jete të re së bashku. Luksozë ose me kosto të ulët, i pazakontë ose super romantikë, është mundësia e pamundur që çiftet e bëjnë një ëndërr të vërtetë.
Destinacionet dhe idetë e muajit të mjaltit janë të panumërta. Ka çifte që kërkojnë ide duke shfletuar renditjen e destinacioneve më të mira ose kush do të jet i sigurt që të gjejë mot të mirë dhe konsulton parashikimin e motit për të kuptuar se kur dhe ku të shkojë për të gjetur një klimë ideale. Ka çifte, nga ana tjetër, që kanë ide të qarta dhe zgjedhin udhëtime aventurierë.
Ajo që është e sigurt është se muaji i mjaltit duhet të jetë i përshtatur për çiftin dhe i paharrueshëm! Më poshtë do të gjeni 5 destinacione ku të kaloni muajin e mjaltit që keni ëndërruar gjithmonë.
ARTIKUJ TË NGJASHËM 5 destinacione ekzotike për muajin e mjaltit |
Japoni

Falë përzierjes intriguese midis të lashtës dhe modernes, traditave mijëvjeçare dhe kulturës pop, Japonia është në listën e dëshirave për shumë çifte të rinj midis destinacioneve të muajit të mjaltit.
Eksplorimi i tokës e Lindjes së Diellit mund të fillojë vetëm nga Tokio, megalopoli futurist me 30 milion banorë që do t’ju lërë pa frymë me dinamizmin e tij. Vetëm këtu bashkëjetojnë kryqëzimi Shibuya, kalimi rrugor më i ngarkuar në botë, atmosfera paqësore e Asakusa, lagjja tradicionale ku ndodhet tempulli i famshëm Sensoji, më i vjetri dhe më i fotografuari në qytet, por edhe rruga e dyqaneve Nakamise-dori ku të bëni shopping me suvenire të pazakonta dhe të shijoni onigiri, meze të lehta orizi. Ndërsa për një darkë të shijshme me sushi, shkoni në restorantin elegant Suigian, të vendosur në rrethin piktoresk Nihonbashi, në bazë të shenjtërores Fukutoku.
Por është Kioto qyteti më romantik në Japoni, plot me tempuj, pallate perandorake, kopshte Zen, shenjtërore Shinto dhe rrethi i Gion (rrethi i geishave). Midis rrugëve të saj me kalldrëm dhe shtëpive tradicionale, disa prej të cilave janë shndërruar në ryokan sugjestionuese (një lloj restoranti), do të ndiheni vërtet sikur po zhyteni në kulturën mijëvjeçare japoneze.
Meksikë

Nëse jeni të magjepsur nga civilizimi enigmatik i popullit Maja, të cilët – para se të zhdukeshin në mënyrë misterioze – ndërtuan tempuj dhe qytete përrallorë, atëherë një muaj mjalti në Meksikë, që ndërthur kulturën, folklorin, natyrën dhe detin, është udhëtimi që bën për ju.
Filloni nga Mexico City me një vizitë në Zocalo, sheshi kryesor i ndërtuar nga spanjollët në vendin e një qyteti antik Aztek, du ndodhen Katedralja dhe Pallati i Qeverisë. Këtu mund të admironi ciklin e famshëm të muraleve nga Diego Rivera, artisti meksikanë që kujtohet gjithashtu edhe për historinë e dashurisë me piktoren Frida Kahlo.
Ndërsa në gadishullin e Jukatan do të zbuloni dhjetëra vende arkeologjike të mbuluara me mistere dhe legjenda, si dhe pyje tropikale, të tilla si Chichen Itza, Uxmal dhe Tulum, të shpallura trashëgim botëror nga UNESCO. Por edhe qytete koloniale sugjestionuese, si Merida dhe Campeche, qyteti më i vjetër spanjoll në rajon.
Kushtojini ditët e fundit për t’u çlodhur në plazhet e kristaltë të Riviera Maya, në një vendpushim ekskluziv si Playa Maroma, një gurë larg nga Playa del Carmen, e famshme për jetën e saj të gjallë të natës.
Australi

Ju pëlqen aventura? Atëherë çfarë mendoni për një muaj mjalti on the road në Australi? Ju duhen të paktën dy javë për të zbuluar mrekullitë e këtij vendi me madhësi kontinentale.
Disa ditë në Sidnei, i vendosur në një gji të magjepshëm, për të parë Opera House, akrobacitë e sërfistave australian në Bondi Beach, një dark romantike tek Bennelong, me pamje të mrekullueshme mbi urën Sydney Harbour Bridge, duke vazhduar me një shëtitje përgjate lungomare Pacific Coast Touring Route.
Një itinerar midis plazheve të pafundme, qyteteve piktoreske bregdetare dhe pyjeve të padepërtueshme të Coffs Coast, me ndalesa në kantinat e verërave Hunter Valley për një provë të verërave të njohura australiane dhe për të bër sërf mbi dallgat e Gold Coast.
Nga Brisbane fillon pjesa më emocionuese e udhëtimit me një lundrim ose një qëndrim në një ishull në Great Barrier Reef, një nga shtatë mrekullitë natyrore të botës. Një akuarium natyrorë që gëlon me jetë detare, ku ju presin zhytje të jashtëzakonshme.
New York

New York, një klasik mes destinacioneve të muajit të mjaltit. Nëse preferoni atmosferën metropolitane në vend të plazheve dhe perëndimeve të diellit, këtu keni gjithçka që do ta bëjë muajin tuaj të mjaltit të paharrueshëm. Hotele luksoze, restorante të modës, shopping, klube të modës dhe pamje romantike sa të dëshironi.
Filloni nga One World Observatory në katin e 102-të të qendrës së tregtisë One World, e cila me 541 metra është ndërtesa më e lartë në hemisferën perëndimore, si dhe pikënisja për të eksploruar rrethin e Lower Manhattan. Për ta admiruar në gjithë madhështinë e tij kaloni në shëtitoren e Brooklyn Heights, ku mundet të admironi panoramën e mrekullueshme që shkon nga Ura e Brooklynit deri te Statuja e Lirisë.
Mos humbisni një shëtitje dorë për dore në Central Park, i magjepshëm në çdo stinë. Dhe kur të mbërri nata nuk do të dini çfarë të zgjidhni më parë: një musical në Broadway, një koncert në Madison Square Garden apo një darkë romantike mbi një barkë elegante në lumin Hudson.
Tajlanda

Nga tempujt e artë të Bangkokut në ishujt tropikalë të Gjirit të Siamit, duke kaluar nëpër pyjet e populluara nga fiset malore të Trekëndëshit të Artë. Nëse ëndërroni ekzotizëm, romancë dhe pak aventurë për muajin tuaj të mjaltit, Tajlanda është destinacioni i duhur për ju.
Në vendin e buzëqeshjes mund të shijoni luksin urban të hoteleve të shkëlqyera të Bangkokut siç është Mandarin Oriental mbi Chao Phraya, lumi i mbretërve mbi të cilin qëndron edhe pallati Mbretëror, një kompleks kaleidoskopik që gjithashtu strehon tempullin e Budës smerald.
Në veri mund të humbni veten në tezgat e tregut të natës të Chiang Mai, të bëni ecje (trekking) në pyll deri në fshatrat e largëta të pakicave etnike dhe më pas të pushoni në plazhet e Koh Samui, midis darkave romantike në plazh, zhytjeve, lundrimeve në perëndimin e diellit dhe masazheve tradicionale tajlandeze në spa.
Këto vende janë ëndrra e çdo çifti të sapomartuar. Nëse do t’ju jepej mundësia, ku do të dëshironit të shkonit?
Cover photo credits: Photo by Asad Photo Maldives on Pexels.com
© Të gjitha të drejtat e rezervuara