Para ditës së dasmës ka shumë detaje për të menduar që shkojnë nga zgjedhja e fustanit tek lulet, por është gjithashtu e rëndësishme të planifikoni rutinën e bukurisë: nga provat e make-up dhe modelimit të flokëve te trajtimet e fytyrës dhe trupit, duke kaluar nëpër disa seanca tek dentisti.

Por kush janë trajtimet thelbësore të bukurisë nga të cilat nuk mund të hiqni dorë para ditës së madhe?

TRAJTIME PËR FYTYRËN

Credits: PIXABAY

GRIMI

Një nga aspektet më të rëndësishme për nusen. Grimi i ditës së madhe duhet së pari të jetë në harmoni me ngjyrat dhe personalitetin tuaj, duke u përputhur në mënyrë perfekte me fustanin, me lulet dhe stilin e dasmës. Grimi i ditës së dasmës duhet ta përmirësojë nusen pa e shpërfytyruar atë dhe mbi të gjitha duhet të zgjasë gjithë ditën.

Gjatë provës është mirë të keni me vete një foto të fustanit dhe modelit të flokëve, si dhe detajet e dasmës për të lejuar makeup artist të propozojë grimin më të përshtatshëm për rastin.

Credits: FREEPIK @master1305

VETULLAT

Vetullat duhet të jenë gjithmonë në rregull, por në ditën e dasmës duhet të jenë të përsosura sepse janë korniza e shikimit. Zgjidhni heqjen e qimeve me piskatore, më delikate se depilimi me dyll, dhe gjithmonë mos i rregulloni vetë për mos të shkaktuar asimetri dhe vrima.

Nëse keni nevojë të rindërtoni një hark asimetrik të vetullave, filloni të paktën 6/8 muaj para dasmës, për ti lënë kohë qimeve të rriten përsëri. Nëse vetullat janë vetëm për të pastruar, mundet ti rregulloni pak ditë para dasmës.

Credits: PIXABAY

LËKURA

Trajtim thelbësorë për të pasur lëkurë të përsosur dhe për të rritur mbajtjen e grimit. Kërkoni një sallon profesional për t’ju shmangur surprizave të tilla si acarim ose puçrra të shkaktuara nga pastrimi shumë agresiv, dhe sidomos mos e bëni vetë.

Pastrimi do të largojë papastërtitë dhe pikat e zeza, duke zbutur lëkurën dhe duke minimizuar papërsosmërit. Trajtimet e synuara për shkëlqimin dhe idratimin, të tilla si oksigjeni, janë gjithashtu shumë efektive.

Credits: FREEPIK @valuavitaly

QERPIKËT

Trajtimet e qerpikëve janë shumë të popullarizuara në periudhën e fundit dhe janë ato që i japin më shumë thellësi dhe intensitet shikimit. Mund të zgjidhni midis laminimit ose lakimit për të theksuar shprehin e shikimit, ose mund të vendosni extention për qerpikë të gjatë, të dendur dhe voluminozë.

Credits: FREEPIK @racool_studio

DHËMBËT

Buzëqeshja e nuses do të jetë në qendër të vëmendjes. Nëse dhëmbët tuaj nuk janë veçanërisht të bardhë, atëherë zgjidhni një trajtim për ti zbardhur ata. Edhe në këtë rast është më mirë të mos e bëni vetë dhe të mbështeteni tek dentisti juaj i besuar për të arritur një rezultat të përsosur pa dëmtuar smaltin e dhëmbëve.

ARTIKUJ TË NGJASHËM
Transformimi i nuseve pas grimit

TRAJTIME PËR TRUPIN

Credits: PIXABAY

KUJDESI PËR LËKURËN

Një aspekt që duhet të jetë pjesë e rutinës së përditshme por për të cilën duhet të kujdeseni akoma më shumë para dasmës. Në ditën e madhe lëkura duhet të jetë homogjene, e butë dhe e ndritshme. Mund të përkëdhelni veten në shtëpi me një pastrim dhe të aplikoni vazhdimisht një krem ​​idratues, i kombinuar me trajtime të synuara për të zvogëluar çdo papërsosmëri.

Credits: PIXABAY

THONJTË

Manikyri dhe pedikyri do të kompletojnë look-un tuaj duke ju bërë edhe më të bukura. Zgjidhni xhelin ose llakun gjysëm të përhershëm për t’ju shmangur copëtimit në ditën e dasmës dhe mos e teproni me ngjyrën.
Edhe thonjtë duhet të koordinohen me fustanin e nuses, make-up dhe detajet me lule siç është buqeta.

Credits: PIXABAY

DEPILIM

Edhe eliminimi i qimeve nga trupi nuk duhet të nënvlerësohet. Sipas llojit të trajtimit të zgjedhur, koha që duhet të keni në dispozicion do të ndryshojë gjithashtu. Më i përmenduri është depilimi klasik me dyll natyral, ndërsa nëse preferoni një trajtim të përhershëm mund të zgjidhni lazerin. Në të dy rastet do të keni një lëkurë të pastër dhe të butë.

Credits: PIXABAY

RREZITJE

Dëshironi t’i jepni lëkurës një pamje më të artë?
Llambat për rrezitje mundet t’ju ndihmojnë në eliminimin e zbehtësisë, por duhet të bëhen me masat e duhura paraprake. Gjithmonë mbrojeni lëkurën për t’ju shmangur djegieve, njollave ​dhe skuqjeve. Mos harroni ti kushtoni vëmendje çdo shenje në shpatulla, dekolte dhe shpinë që mund të shihet me fustanin e dasmës.
Për një rrezitje perfekte rekomandohet të filloni gradualisht të paktën dy muaj para dasmës.

TRAJTIME PËR FLOKËT

Credits: FREEPIK @freepic.diller

STYLING

Një zgjidhje po aq e rëndësishme sa edhe ajo e grimit. Shpesh ato bëhen në të njëjtën ditë për të marrë një ide të plotë për look-un final të nuses. Në këtë fazë është e rëndësishme të merrni parasysh fustanin dhe format e tij, si dhe formën e fytyrës për ta përmirësuar atë në maksimum.

Credits: FREEPIK @freepik

NGJYRA DHE PRERJA

Dy shërbime që shkojnë dorë për dore të cilat do t’ju ndimojnë të arrini një styling tëpërkryer në ditën e dasmës. Të godasësh ngjyrën perfekte e foundation me ngjyrën e fytyrës shpesh kërkon kohë dhe ndryshime, kështu që ju rekomandojmë të konsultoheni me një profesionist me përvojë në këtë fushë.

KUJDES ! Nëse doni të ndryshoni ngjyrën duhet të filloni disa muaj para dasmës.

Credits: PIXABAY

KUJDESI

Për të pasur flokë të përsosur, nuk do të jetë e mjaftueshme të shkoni në sallon një herë në muaj për të prekur prerjen dhe ngjyrën para dasmës. Edhe në shtëpi, kujdesuni për flokët me produktet e duhura për të parandaluar dëmtimin e tyre. Pyesni profesionistin t’ju rekomandojë trajtimet dhe produktet që duhet të përdorni në shtëpi.

Credits: FREEPIK @freepic.diller

EXTENTION

Zgjatja e flokëve është një ide e shkëlqyer nëse dëshironi t’i keni më voluminozë dhe, në të njëjtën kohë, preferoni të krijoni një efekt. Prandaj do të jetë e nevojshme t’i ngjyrosni në të njëjtën ngjyrë të flokëve nëse nuk gjeni nuancën e saktë në mënyrë që të mos krijoni ndërprerje me ngjyrën.

Cover photo credits: FREEPIK @natalyste

© Të gjitha të drejtat e rezervuara

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s