Zgjedhja e fustanit së dasmës është pjesa që preferon çdo nuse e ardhshme kur organizon ditën e madhe. Por është po aq e rëndësishme edhe zgjedhja e aksesorëve të duhur.

Në fakt, çdo fustan përfaqëson esencën e nuses, stilin e saj, kështu që çdo aksesor duhet të zgjidhet me shumë kujdes dhe vëmendje, për të pasuruar bukurinë e saj.

VELLOJA

Aksesori më i rëndësishëm për të kompletuar fustanin e dasmës është pa dyshim velloja. Gjatë provës së fustanit, dijenia se keni zgjedhur atë të duhurin arrihet në momentin e saktë në të cilin vihet velloja.

Por si zgjidhet velloja e duhur?

Pothuajse çdo fustan nusërie ka llojin e vet të vellos e cila më pas do të modifikohet në përputhje me shijet e nuses. Gjëja e parë që duhet të merret parasysh është gjatësia: velloja e gjatë tradicionale është gjithmonë më e popullarizuara, i përshtatet çdo stili, i jep bukuri çdo nuse dhe është e përkryer për fustanet stil princeshe.

Për të arritur një ekuilibër perfektë, vellua e përpunuar me dantella duhet të shoqërohet me një fustan me bust që ka të njëjtat zbukurime. Për një stil vintage, nëse do vishni një fustan me prerje të viteve 60-të, mund të zgjidhni një vello të shkurtër. Nga ana tjetër, nëse do vishni një fustan stil sirene, një vello me gjatësi mesatare ose me formë ujëvarë është zgjedhja e përsosur.

Photo by Pixabay on Pexels.com

FLOKËT

Pas modelit të flokëve, është e rëndësishme të zgjidhni aksesorët e duhur për ta zbukuruar atë. Aksesorët do të ndryshojnë plotësisht rezultatin e stilimit të flokëve dhe do t’i japin një ndikim vendimtar stilit tuaj.

Për çdo model të flokëve ekziston një lloj aksesori i përshtatshëm.

Për një stil vintage me një mbledhje të flokëve të ulët ose të lëshuar me onde, ideale është përdorimi i një shiriti koke me aplikime kristalesh dhe rruaza, i vendosur në anën e majtë ose të djathtë, sipas modelit të flokëve. Për një stil romantik, për nuset që kanë zgjedhur një model të flokëve me efekt të çrregullt, ideale do të ishte një kurorë delikate me lule ose lule të vogla të shpërndara mbi flokë.

Nuset e ardhshme që duan të ndihen si princesha të vërteta, sigurisht preferojnë diademat të cilat, për fat të mirë, janë të adaptueshme me shumë modele flokësh. Pavarësisht nëse keni zgjedhur një chignon ose një model të lëshuar, kurora është absolutisht e përsosur!

Photo by Pixabay on Pexels.com

BUQETA

Ekziston një sekret që çdo nuse e ardhshme duhet ta dijë: bashkë protagonisti i stilit të nusërisë me siguri do të jetë buqeta! Ajo do t’ju shoqërojë gjatë gjithë ditës, do të jetë e pranishme në çdo shkrepje dhe do të ecë drejt altarit me ju.
Zgjidheni me kujdes!

Gjëja e parë që duhet të merret parasysh është sezonaliteti i luleve, me siguri nuk dëshironi një tufë me lule që të thahet pas gjysmë ore.

Edhe forma duhet të zgjidhet sipas stilit së fustanit: një buqetë kompakte dhe e rrumbullakët duhet të kombinohet me një fustan me stil vintage. Për fustane me stil perandorak ose bohem, idealja është një buqetë voluminoze e përbërë nga lule me korolla të mëdha dhe kërcell të gjatë.

Buqeta me formë ujëvarë është shumë romantike, e përshtatshme për fustanet stil sirene ose princeshe me bisht të gjatë. Në këtë rast, kushtojini vëmendje gjatësisë tuaj pasi kjo lloj buqete është e përshtatshme për trupat me gjatësi të mesme. Për një stil të rafinuar dhe të thjeshtë zgjedhja perfekte është buqeta e përbërë me vetëm një lloj lule.

ARTIKUJ TË NGJASHËM
Buqeta e nuses: secila të sajën !
Photo by Natasha Fernandez on Pexels.com

KËPUCËT

Këpucët e nuses, përveç të bukura, duhet të jenë absolutisht edhe komode! Nëse të çalosh për shkak të takave në një event të rëndësishëm, për një grua, është një ankth, për një nuse është absolutisht e paimagjinueshme!

Fustani dhe buqeta nuk janë shumë të lehta për ti mbajtur, prandaj kushtojini vëmendje lartësisë së takave! Nëse nuk jeni mësuar me taka të larta, mos mendoni të filloni t’i vishni ato në ditën e dasmës! Ka shumë modele këpucësh me takë të ulët ose të mesme, të cilat janë vërtet të mrekullueshme.

Përveç takave, duhet t’i kushtoni vëmendje të madhe materialeve: duhet të keni parasysh sezonin dhe vendndodhjen! Për shëmbull, sateni, elegant dhe i rafinuar, nuk është aspak i përshtatshëm për lëndina dhe kopshte, askush nuk dëshiron të shohë një nuse me këpucë të pista.

Shpesh mendohet se është më mirë të zgjidhni këpucë më të rehatshme sesa të bukura, sepse askush nuk i sheh nën fustanin e nusërisë. Gabim i madh!

Fustani i nusërisë, sado i gjatë, nuk do të jetë në gjendje të fshehë këmbët gjatë gjithë kohës: gjatë ceremonisë ose gjatë vallëzimit, këpucët do të duken herët a vonë. Pra, ekzistojnë tre rregulla për të zgjedhur këpucët e duhura për të kompletuar në mënyrë perfekte pamjen tuaj të nusërisë: këpucët duhet të jenë komode, të bukura dhe cilësore.

ARTIKUJ TË NGJASHËM
Këpucët e nuses: si të zgjidhni modelin perfekt!
Photo by Terje Sollie on Pexels.com

STOLITË

Nusja nuk duhet të mbaj asnjë lloj aksesori në dorën e majtë, në ditën e dasmës, sepse unaza e martesës duhet të jetë protagonistja e vetme.

Vathët, nëse flokët janë të mbledhur, janë thelbësorë. Përdorni diamante ose perla të vogla që rezultojnë elegant dhe të rafinuar. Nëse keni një formë fytyre të rrumbullakosur dhe nëse fustani dhe modeli i flokëve e lejojnë, vathët me formë të zgjatur mund të jenë ajo hollësia shtesë për të kompletuar pamjen.

Gjerdanet diktohen nga dekolteja e fustanit. Prandaj një zinxhir i thjeshtë me një varëse, ose një varg perlash, do të jetë perfekt për një dekolte të theksuar.
Nëse, nga ana tjetër, fustani ka një dekolte të mbyllur, gjerdani nuk është për ju. Më mirë një byzylyk i bukur që duhet ta mbani ekskluzivisht në dorën e djathtë.

Credits: UNSPLASH @scottwebb

Cover photo credits: collage from PINTEREST

© Të gjitha të drejtat e rezervuara

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s