Për adhuruesit e zhanrit horror, ideja për një dasmë origjinale është të martohesh në ditën e Halloween. Në kohët e fundit 31 Tetori po bëhet një datë mjaft e njohur për dasmat në vjeshtë.
Nëse keni zgjedhur të celebroni dasmën tuaj për Halloween, nuk do të dini çfarë të zgjidhni më para me idetë e panumërta që mund të gjeni në internet, për të organizuar një martesë origjinale. Nuk duhet domosdoshmërisht të hiqni dorë nga tradita, por në këtë rast mund të zgjidhni ngjyrat tipike të Halloween të tilla si portokalli, vjollcë, por edhe ngjyrë ari dhe e kuqe, nëse nuk ju pëlqen të guxoni me të zezën.
Për ndriçimin, preferohet të përqendroheni në fenerë dhe qirinj, ndërsa për zbukurimet mund të përdorni kunguj klasikë të gdhendur, ose të luani me rrjeta merimange artificiale për t’u aplikuar në orenditë për tavolina bashkë me disa degë të thata.
Për nuset dark, idetë origjinale të panumërta për një martesë në ditën e Halloween mund të vijnë si nga legjendat e njohura për shtrigat dhe fantazmat, por edhe nga kinemaja dhe librat.
Nëse dëshironi një martesë origjinale dhe të jashtëzakonshme të Halloween, mund të shfrytëzoni traditën meksikane të Dia de los Muertos, në të cilën mbizotërojnë imazhet e skeleteve, por edhe shumë lule dhe ngjyra të ndritshme.
Së fundmi, për bashkëshortët më bizar, një nga idetë për një martesë të mahnitshme, është të organizoni një festë me maska me temë Halloween, dhe atëherë po që do të jetë një martesë me të vërtetë emocionuese!






Credits: GREEN WEDDING SHOES
ARTIKUJ TË NGJASHËM Dasmë në dhjetor: frymëzime në temë me Krishtlindjet |
Cover photo credits: GREEN WEDDING SHOES
© Të gjitha të drejtat e rezervuara