Panairet, eventet ndërkombëtare dhe Bridal Week në të gjithë botën janë shtyrë për shkak të pandemisë. Është gjatë këtyre rasteve që stilistët paraqesin koleksionet e tyre. Në mungesë të tyre, dizajnerët kërkuan të gjenin hapësira të ndryshme ku të ekspozonin kostumet e tyre për dhëndurët e ardhshëm 2021. Disa vendosën të tregonin një pjesë të koleksionit online, ndërsa disa të tjerë zgjodhën të presin deri mbas karantinës.
Nëse i përkisni çifteve që u është dashur të lëvizin datën e tyre të martesës për shkak të pandemisë, dhe ndoshta, keni ndryshuar edhe sezonin, shikoni anën pozitive. Jeni burra dhe nëse data e ditës së madhe është shtyrë, për shembull, nga qershori në shtator / tetor, nuk do të keni nevojë të ndryshoni kostumin e dhëndrit për t’ju përshtatur një sezoni tjetër, siç mund të jetë për një grua. Shumëllojshmëria e prerjeve dhe modeleve të fustaneve së nusërisë shkaktojnë më shumë siklete në kalimin nga një stinë tek tjetra.
ARTIKUJ TË NGJASHËM Fustane nusërie: trendet për vitin 2021 |
Me kalimin e viteve, kostumi i dhëndrit është gjithmonë e më shumë i vëmendshëm ndaj diktatit të modës. Është i pasuruar me shumë detaje dhe nga një vit në tjetrin dallohen ndryshime ashtu si ndodh edhe për fustanin e nuses.
Në fakt, tradita ka qenë shumë e rreptë në këtë drejtim. Sot, burri ka zbuluar thelbin dhe mashkullorësinë e tij në zgjedhjen e kostumit që ndryshon nga modelet e zakonshëm dhe që pasqyron 100% veçantinë e vet. Këtu stilistët e ceremonisë për burra kanë ideuar propozime të shumta për dhëndrin, duke modeluar, vit pas viti, detaje stili dhe variante magjepsëse.
Karakteristikat kryesore e kostumeve të dhëndrit në koleksionin 2021 janë braktisja e veshjeve sintetike dhe prania e kostumeve të përshtatur dhe me cilësi. Sot dhëndri është gjithnjë e më i vetëdijshëm për faktin se bukuria e një kostumi qëndron në cilësinë e tij, prandaj ai preferon rrobat që janë të buta, të rehatshme, ku prerja e përshtatur është e patëmetë.
ARTIKUJ TË NGJASHËM Kostumi i dhëndrit |
Për t’ju njohur me koleksionin 2021 për dhëndurët e ardhshëm, vendosëm t’ju prezantojmë me disa nga modelet fantastike të maison Andrea Versali.













Credits: ANDREA VERSALI
Ne thjesht nuk dimë kë model të zgjedhim më para, të gjithë janë tepër të bukur dhe të veçantë. Po ju, kë do të zgjidhnit?
Cover photo credits: ANDREA VERSALI
© Të gjitha të drejtat e rezervuara