Periudha e ardhme e jetës tuaj do të jetë një nga më të rëndësishmet dhe ne me qejf duam t’ju ndihmojmë në çdo hap të planifikimit së dasmës! E kuptojmë që, sapo eksitimi i fejesës do zhduket, do filloj realiteti i planifikimit të dasmës i cili mund të jetë vërtet i vështirë!

Pra, me këtë qëllim, kemi përmbledhur 6 këshilla për çiftet e porsa fejuar për t’ju ndihmuar në procesin e planifikimit, të vlejnë si udhëzues për hapat e para që duhet të kryeni.

Kapni një gotë verë, merrni frymë thellë dhe fillojmë !

Credits: UNSPLASH @freestocks

1

Bisedat e rëndësishme

Buxheti. Numri i të ftuarve. Lokali.

Këto janë tre temat e rëndësishme që duhet të bëni menjëherë pasi jeni fejuar dhe para se të filloni të planifikoni çdo gjë tjetër. Sigurisht, buxheti dhe numri i dasmorëve mund të mos jenë gjërat më qesharake për të organizuar por janë themeli i planifikimit së dasmës suaj.

Credits: UNSPLASH @christiana

2

Mos mendoni se e dini çfarë dëshiron pARTNERI

Një mit i lidhur me martesën që tashmë jemi lodhur duke dëgjuar është se burrat nuk kujdesen për planifikimin e dasmës dhe gratë kanë gjithçka të planifikuar para se të fejohen. Thjesht nuk është e vërtetë!

Kjo është një ditë e rëndësishme për të dy, dhe të dy duhet të jeni të interesuar për rezultatin. Një mënyrë e mirë për të filluar është të përpiloni secili listën e vet të përparësive dhe vizioneve personal për ditën e dasmës. Pastaj uluni, shkëmbeni listat dhe i shpjegoni njëri tjetrit ato që janë perspektivat. Është e mundshme që mos të jeni në gjendje të realizoni pikërisht atë që dëshironi (sidomos nëse të dyve ju intereson e njëjta pjesë e ditës së madhe por keni vizione të ndryshme), atëherë duhet të arrini një kompromis. Ose mund të zbuloni se të dy jeni të interesuar në aspekte të ndryshme të dasmës (kjo do të thotë se mund të arrini atë që dëshironi)! Sido që të jetë, të dyve ju duhet të mbyllni këtë bisedë me ndjenjën se tjetri ju dëgjoj dhe ju kuptoj.

Mos lini asgjë të pashprehur !

Credits: UNSPLASH @marilezhava

3

Nuk keni pse të merrni mendimet e të tjerëve

Asgjë si një martesë nxitë me mendime dhe këshilla të gjithë ata me të cilët flisni. Ndonjëherë, mund të jenë të vlefshme dhe të dobishme! Herë të tjera, janë të pa kërkuara. Lajmi i mirë? E keni ju kontrollin e plotë mbi çfarë mendime ose këshilla vendosni të mbani në konsideratë. Nëse keni miq ekspertë në planifikimin e eventeve, ata ndoshta do të kenë disa këshilla të shkëlqyera që mund të dëshironi të zbatoni. Nëse keni një të afërm i cili mendon se dasma juaj është shansi i tyre për të rinovuar martesën e vet, thjesht buzëqeshni dhe i thoni faleminderit.

Kjo është dita juaj! Nuk keni nevojë të merrni parasysh mendimet e askujt (nëse nuk ju bëjnë të ndiheni mirë), dhe nuk ju duhet të pyesni aspak mendimet e asnjërit (nëse nuk dëshironi).

Credits: UNSPLASH @nate072107

4

Fotografitë e fejesës janë një must

Ka shumë pak gjëra që do ti etiketojmë si “të domosdoshme” kur bëhet fjalë për planifikimin e dasmës (sepse besojmë plotësisht se ju duhet të bëni atë që dëshironi!). Por, realizimi i fotografive të fejesës janë një nga ato gjërat që mendojmë se çdo çift duhet të bëjë! Sidomos sepse po martoheni dhe duhet të shfrytëzoni çdo mundësi për të festuar, dhe një sesion fotografik është një mënyrë argëtuese për të festuar vetëm ju të dy!

Ky rast, gjithashtu, do t’ju japi mundësinë të njiheni me fotografin tuaj së dasmës para ditës së madhe. Do jeni në gjendje të zgjidhni problematiket, do të rehatoheni para kamerës dhe do të njiheni me të vetmin person me të cilin do kaloni gjithë ditën e dasmës suaj.

Na besoni, është një ide e shkëlqyeshme! Nuk do të zhgënjeheni dhe këtu e në 40 vjet do të jeni tepër të kënaqur kur të shfletoni albumin e fejesës.

Credits: UNSPLASH @paige_cody

5

Kontaktoni wedding planner sa më shpejt

Nëse vendosni ti drejtoheni një wedding planner o agjenci eventesh, ju rekomandojmë që kjo figurë profesionale të jetë e para që punësoni dhe ta përfshini atë në çdo vendim që në fillim. Në këtë mënyrë wedding planner do ketë mundësinë të njihet me vizionin tuaj, buxhetin dhe stilin. Këto figura profesionale jo vetëm janë të shkëlqyeshme për dizajnin, logjistikën dhe ekzekutimin, por janë burime njohurish kur bëhet fjalë për furnizues të besueshëm, çështje ligjore dhe shumë më tepër.

Nëse filloni të planifikoni dasmën duke menduar se nuk doni një wedding planner dhe vendosni më vonë që ju nevojitet një ndihme, mos kini merak! Thjesht sigurohuni që t’a bëni të ditur në çdo vendim që keni marrë deri në atë moment dhe sidomos të jeni fleksibël kur t’ju japi këshilla.

Credits: UNSPLASH @jeremybanks

6

Mos kaloni çdo moment duke planifikuar

Eventi i fejesës ndodh vetëm një herë në jetë dhe është absolutisht magjik! Pra, mos lejoni që të konsumohet me stres. Gjëja e parë dhe më e rëndësishme që duhet të mos harroni kurr është se ju jeni duke organizuar një dasmë. Fejesa juaj duhet të ketë të bëjë me të qenit në dashuri, duke tejkaluar eksitimin e fillimit dhe duke u fokusuar për të filluar një udhëtim krejt të ri së bashku.

Ne ju rekomandojmë, të paktën një ditë në javë, të lini mënjanë çfarëdo bisede që mund të ketë të bëj me organizimin e dasmës suaj. Provoni restorante të reja, dilni për një aktivitet argëtues, lexoni së bashku libra, ose thjesht vishni pizhamet dhe shijoni një film.

Rregulli i vetëm, për një ditë, është të përqendroheni në marrëdhënien tuaj.

ARTIKUJ TË NGJASHËM
Planifikim hap pas hapi drejt altarit

Cover photo credits: PEXELS

© Të gjitha të drejtat e rezervuara

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s