Muaji i mjaltit është udhëtimi më i rëndësishëm dhe më i përzemërti, kujtimi i të cilit mbetet përgjithmonë. Duhet të organizohet me mençuri dhe me përvojën që vjen nga njohja e drejtpërdrejtë e vendeve dhe mundësive që ofrojnë, duke ndjekur shijen dhe nevojat e çiftit të porsamartuar.

Organizimi i martesës është mjaft stresues. Kurajo të dashur, muaji i mjaltit do t’ju shpërblej dhe do t’ju relaksoj! Në pritje të ditës së nisjes, filloni të ëndërroni me këto 5 destinacione .. Udhëtim të mbarë!

ARTIKUJ TË NGJASHËM
‘Viti’ i mjaltit në Maldive në 2021-in

SejshellES

Credits: UNSPLASH @busterferraz

Midis mbi njëqind ishuj të shpërndara në Oqeanin Indian, sigurisht që nuk do të jetë e vështirë për ju të gjeni një vend të përsosur për muajin e mjaltit. Nëse keni dyshime, drejtohuni në Praslin, ishulli i dytë më i madh, i kufizuar nga disa nga plazhet më magjepsëse të arkipelagut.

Domaine de la Réserve mund ta filloni ditën me një shëtitje në plazhin privat të Anse Petit Cour, ku mund të notoni dhe të bëni snorkelling në fondalet e pacënuar në detin e Curieuse Island Marine National Park.

Anse Boudin dhe Anse Lazio ndodhen aty afër, arrihen lehtësisht me biçikletë. Nga ana tjetër, në brendësi, shtrihet Vallée de Mai, ku mijëra palma rriten dhe prodhojnë frutat e çuditshme të kokosit të detit (coco de mer). Rezervë natyrore e mbrojtur, është një thesar i biodiversitetit dhe për këtë arsye është shpallur trashëgim botëror nga Unesco.

BRAZIL

Credits: UNSPLASH @mariandiaz___

Nëse ajo që ju bashkon si çift është (gjithashtu) një dashuri e pakufishme për natyrën, atëherë destinacioni i muajit tuaj të mjaltit mund të jetë vetëm Brazili, me zonat e tij të pafund të natyrës së egër. Para së gjithash Amazonia, zemra e gjelbër e planetit, ku mund të qëndroni në Ecopark Jungle Lodge, në bregun e Rio Taruma. Nga kjo pik do të largoheni çdo ditë për një aventurë të re: ekskursione natyraliste në pyll, udhëtime peshkimi në kërkim të peshkut piranha, udhëtime me kanoe përgjatë degëve të Amazonës.

E pashmangshme një ndalesë në Rio de Janeiro, të cilën mund ta admironi në gjithë bukurin e saj nga maja e Korkovado mbi të cilën qëndron statuja gjigande e Krishtit Shëlbues (një simbol i simpatisë së popullit Karioka i cili i pret të gjithë me krahëhapur) që sundon pamjen e mrekullueshme të plazhit të Kopakabanës.

Pas vizitës së Cidade Maravilhosa, do të kaloni nga Laguna e Rodrigo de Freitas tek Sugar Loaf, të cilën mund ta arrini me teleferik, për tu relaksuar përfundimisht në plazhet e Ipanema dhe Kopakabana.

MAURITIUS

Credits: UNSPLASH @gbaudusseau

Plazhet me rërë të bardhë, deti zmerald dhe aroma e vaniljes do t’ju shoqërojnë në muajin tuaj të mjaltit në Mauritius.

Në sajë të të pozicionit në Oqeanin Indian dhe klimës së ngrohtë tropikale, ky ishull kaq i bukur është destinacioni ideal në çdo stinë të vitit. Por ajo që do t’ju tërheq më shumë do të jetë mirëpritja e popullsisë multikulturore dhe brigjet magjepsëse, përgjatë të cilave mund të bëni udhëtime me varkë, të zhyteni në ujra shumëngjyrëshe, të jetoni përvoja unike si noti me delfinët ose thjesht të admironi perëndimet e diellit spektakolarë.

Mos humbisni mundësinë për të zbuluar zemrën e gjelbër të ishullit, ku mund të vizitoni kopshtin përrallor botanikPamplemousses, mrekulli gjeologjike e tokave të Chamarel dhe pallatet e lashtë kolonial, të shndërruar në restorante elegant. Për një darkë romantike, ndaloni në Maison Eureka ose Domaine Saint Aubin ku mund të shijoni pjatat tradicionale kreole, duke përfshirë pulën me vanilje, e cila gjithashtu thuhet se është afrodiziake.

POLINEZIA FRANCEZE

Credits: UNSPLASH @thomasstadler

Laguna tropikale, atole të pacenuar, plazhe koralesh dhe vendpushime mikpritëse me bungalow mbi ujë: do të ndiheni sikur po jetoni një ëndërr, duke lundruar midis ishujve të Polinezisë Franceze.

Tahiti do të gjeni natyrën e harlisur të luginave të egra dhe traditat e lashta që frymëzuan pikturat e Paul Gauguin. Moorea do t’ju bëj për vete me malet e saj të mbuluara me bimësi të harlisura, të cilat pasqyrohen në lagunat kristalore të hijezuara nga palmat e kokosit.

Ishulli është i vogël, dhe kjo ju jep mundësinë të vizitoni gjithçka brenda pak orësh, duke ndaluar në fshatrat e vegjël buzë detit.

Por parajsën e vërtetë tropikale do ta gjeni në Bora Bora, ishulli më i vogël dhe më i largët i arkipelagit. I dominuar nga forma e vullkanit Otemanu, ai është i rrethuar nga një lagunë e jashtëzakonshme, ku mund të notoni midis mijëra peshqe shumëngjyrësh dhe të bëni piknik romantikë në ishujt e shkretë të gumës koralore.

REPUBLIKA DOMINIKANE

Credits: UNSPLASH @justnjames

Kënga e dashurisë së balenave që vijnë me mijëra në gjirin e Samanà gjatë sezonit të çiftëzimit, midis janarit dhe marsit, do të jetë kolona zanore e muajit tuaj të mjaltit në Republikën Dominikane. Bregu i veriut është ideal për një pushim plot me relaks dhe argëtim, midis shëtitjeve romantike në Playa Rincon, një nga më të bukurat në ishullin e Karaibeve, dhe mbrëmjeve në ritmin e merengës.

Zgjidhni një vendpushim adults only siç është Viva Wyndham V SamanàLas Terrenas, i cili ofron një mirëpritje të veçantë për çiftet e porsamartuara me upgrade të dhomave, ulje për të përdorur Spa dhe darka romantike me qirinj.

Trajtimi është all inclusive, ​​kështu që nuk keni pse të mendoni për asgjë tjetër përveçse të shijoni pushimet tuaja, detin dhe mrekullitë natyrore të mjedisit përreth. Përveç shikimit të balenave, ju mund të bëni udhëtime me varka në Parkun Natyror Los Haitises, të arrini mbi kalë në ujëvarën spektakolare Limon ose thjesht të merrni rrezet e diellit në plazhin e Cayo Levantado.

Cover photo credits: UNSPLASH @seefromthesky

© Të gjitha të drejtat e rezervuara

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s