Muajt ​​e fundit nuk ka qenë e lehtë të flasësh për fustanet e nusërisë. Midis dasmave të shtyra ose të festuara me një majë melankolie, kufizime dhe rruajtjen e distancave, bota e dasmave ka përjetuar një sezon të paimagjinueshëm.

Nuk jemi ende kthyer të jetojmë gjërat “si më parë”, dhe kush e di se kur dhe nëse do të kthehemi në rutinën e njëhershme. Ajo që ka rëndësi tani është të kthehemi të flasim për risi, dëshirë dhe pse jo, të kthehemi të ëndërrojmë magjinë e fustanit të bardhë.

Edhe nëse në fillim të vitit gjithçka ndaloj për të filluar përsëri, ka diçka që nuk ka ndaluar kurrë: krijimtaria e stilistëve më të mirë që ia kushtojnë punën e tyre një dite kaq të veçantë si ajo e dasmës. Edhe për vitin 2021 krijimet kanë qenë të pandalshme.
Tendencat janë të shumta dhe prekin disa modele klasike të imagjinatës bridal, duke i riinterpretuar ato në një mënyrë të re.

Fustani model sirene, një domosdoshmëri e shkëlqyeshme, merr një konotacion më të lirë, pothuajse bohem. Silueta e princeshës, me një fund të fryrë me pala, rizbulon një thelbësi të re të dhënë nga linjat më strukturale dhe më vendimtare. Ngjyra është gjithashtu e pranishme, dhe tejkalon rozën e lehtë e zakonshme, ngjyrën qumështi dhe blu, duke na dhënë një prekje disi … flakëruese!

Zbuloni të gjitha tendencat dhe risitë më të bukura, nga firmat më të mira të sektorit.

dekolte amerikane

Credits: MORILEE

Le të fillojmë me një nga aspektet e domosdoshme të sezonit: propozuar nga shumë stilistë, dekolteja amerikane karakterizon shumë fustane me një linjë të thjesht ose stil sirene, deri tek ato me një fund më të fryrë dhe princëror. Një domosdoshmëri e vërtetë, për shpatullat dhe shpinën në dukshmëri, e cila mund të interpretohet në shumë mënyra të ndryshme, me dantella super elegante ose në saten me detaje të stilit turtleneck.

MINIMALE DHE ELEGANTE

Credits: MORILEE

Less is morethonë anglezët (“më pak është më shumë”). Ky rregull zbatohet gjithmonë, madje edhe në lidhje me fustanet e dasmës. Prandaj, për vajzat që preferojnë një stil minimal, po hapet një sezon plot propozime me linja të pastra, të thjeshta por me elegancë të shkëlqyeshme. Një nga gjërat e domosdoshme? Fustani në stil spaghetti dress i cili rrëshqet me delikatesë. Një zgjedhje jo vetëm estetike por edhe komode.

princesha moderne

Credits: MORILEE

Fundi maxi me një aromë mbretërore është diçka për të cilën ne dëshirojmë të ëndërrojmë, sepse në imagjinatën e zakonshme fustani i nusërisë është fustani me stil princeshe. Për vitin 2021, mbresat mbretërore vazhdojnë, sigurisht, por të pastruara nga lidhëse dhe detaje tepër romantike “të stilit të vjetër“. Romantizmi, sot, është tek mëndafshi mikado, me linja minimale duke i dhënë fustanit një efekt origami.

 kthimi i bustit

Credits: YOLANCRIS

Ne e kemi parë atë të kthehet fuqishëm gjatë sezoneve të kaluara: 2021 shenjtëron bustin dhe e riinterpreton atë në një mënyrë bashkëkohore. Një element i marrë nga bota e të brendshmeve, i cili duhet të kontekstualizohet në mënyrën e duhur që të mos kalojë në diçka pak i rafinuar.

sirenë stil boho

Credits: MORILEE

Një tjetër must që tërheq vëmendjen e nuseve të ardhshme është padyshim fustani në stil sirene. Por kësaj radhe nuk ka të bëj me asnjë klishe super seksi: mënyra e re për të veshur këtë lloj fustani i drejtohet stilit bohémien (pra boho), dantellave dhe tylit.

mëngë të fryra

Credits: MAGGIE SOTTERO

Duke folur për mëngët, vëmendja e shumë stilistëve ka rënë pikërisht këtu, tek mëngët e bollshme dhe të fryra, të cilat bëhen yjet absolute të fustanit. Mundësitë për t’i përdorur ato sipas stilit tuaj janë të shumta. Këto lloj mëngësh duken mirë në siluetat më rigoroze të fustaneve stil sirene por gjithashtu shkojnë në mënyrë të përsosur edhe me volumet dhe zbukurimet bohémien.

NGJYRA E KUQE

Credits: PRONOVIAS

Çdo sezon ka ngjyrën e vet, dhe e njëjta gjë vlen edhe për nusen. Sado që për pranverën e ardhshme do të ketë nuanca rozë ose blu delikate, ishte e kuqja që na tërhoqi vëmendjen. Kjo ngjyrë është përdorur all over ose është lidhur me disa detaje që thyejnë formën e fustanit, në nuancat e ndritshme ose të errëta dhe intensive.

fustanI i shkurtër

Credits: NICOLE MILANO

Fustani i shkurtër i ngjan pak pantallonave: këta dy stilet arrijnë nga një koncept i martesës jo tradicionale por në kohën e sotme është shpenguar nga kjo ide duke u bërë një zgjedhje stili dhe jo e kontekstit. Plot me qëndisje ose minimal, sot përfaqëson një koncept të lehtë dhe të lumtur elegance, si dhe shumë të rehatshëm.

dritË jeshile pËr pantallonat

Credits: YOLANCRIS

Fundet e bollshme nuk janë për të gjitha, dhe dizajnerët e kanë vërejtur këtë për disa sezone, por kurrë si këtë vit shohim një bum të vërtetë në veshjen e dasmës me pantallona. Pantallonat, të ngushta ose extra large, të kombinuara me funde/ bisht në tyl ose thjesht pa asnjë aksesor tjetër, përfaqësojnë një lifestyle.
Sidomos në ditën e dasmës!

A ju pëlqejnë risitë që na presin në botën bridal për vitin 2021? Kush nga këto tendencat është e preferuara juaj? Ne nuk dimë me të vërtet kë të zgjedhim më para!

Cover photo creditsEVE OF MILADY

© Të gjitha të drejtat e rezervuara

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s