Të martohesh për Krishtlindjet është padyshim magjike!
Tradicionalisht, Krishtlindja është një festë për ta kaluar në shoqërinë e të dashurve, të rrethuar nga qetësia dhe ngrohtësia e familjes. Po sikur kësaj feste ti shtohej edhe një kremtim tjetër? Përfitoni nga atmosfera tipike e kësaj periudhe kur organizoni dasmën tuaj!
Në dhjetor, gjithçka mban erë të mirë dhe është plot me emocion, si një përrallë që bëhet realitet, sikur të ishte një film romantik me një fund të lumtur, ose kurorëzimi i një premtimi dashurie.
Për më tepër, dasma juaj do të jetë një dhuratë e vërtetë, jo vetëm për ju, por edhe për të gjithë të ftuarit, të cilët do ta kalojnë këtë ditë në gëzim, duke festuar së bashku me njerëzit që duan më shumë.
Pra, ja disa ide frymëzuese për dekorin e një martese të përsosur për Krishtlindjet, nga altari në restorant.
NGJYRA E KUQE






Credits: PINTEREST
Të martoheni në periudhën e Krishtlindjeve do të thotë se edhe pamja juaj duhet të pasqyrojë këtë festë! Këshilla është që të shtoni një detaj ekstravagantë veshjes tuaj, si një palë këpucë të kuqe për nusen ose një papillon me të njëjtën ngjyrë për dhëndrin.
Nusja gjithashtu do të jetë në gjendje të luajë me shalle ose dorashka në materiale natyrale ose pse jo, në eko-gëzof: e dobishme, e ngrohtë dhe gjithashtu shumë elegante. Dhe mos harroni aksesorët, plot me kristale, që evokojnë borën.
Çfarë mungon? Shoqërueset e nuses! Figura të rëndësishme, të cilat nuk duhet të tejkalohen në këtë mjedis festiv. Do të ishte ideale që vajzat e vogla të vishnin një fustan tërësisht të kuq me një shall të bardhë. Veshjet klasike rekomandohen për djemtë e vegjël duke shtuar një lule të vogël në xhepin e xhaketës! Ndërsa të ftuarave ju themi të zgjidhni fustane të gjata me dantella, të kombinuar me pallto në eko-gëzof.
DEKORI






Credits: PINTEREST
Përveç zbukurimeve së restorantit, duhet menduar posaçërisht për tryezat, protagonistet e vërteta përgjatë gjithë kohës e ngrënies. Në fakt, është në tryezë që shumica e kohës kalon, midis një vallëzimi dhe një këngë. Prandaj, do të jetë e rëndësishme të zbukuroni tryezat me kujdes, me detaje të rafinuara dhe ngjyra në temë me Krishtlindjet: përdorni copa druri me lulet e Krishtlindjes, qirinj, kone pishe, ilqe dhe dega bredhi.
Ajo që do të kompletojë zbukurimet e tryezës do të jenë placeholder. Për të caktuar vendet në tryezë përdorni statuja të vogla të plakut të vitit të ri, njerëz prej dëbore, pemë të vogla të punuara me dorë, kambana, topa dëbore transparente, etj. Nëse jeni të pasionuara për DIY (do it yourself) dhe preferoni ti realizoni vetë, atëherë mund ti jepni hapësirë talentit tuaj!
Për sa i përket menus, përdorni letër të ricikluar, me detaje që kujtojnë Krishtlindjet ose përdorni ngjyra tipike të kësaj periudhe, si e bardha, e kuqja dhe ngjyrë ari, flokë dëborë dhe xixa.
CEREMONIA DHE LULET






Credits: PINTEREST
Martesa në periudhën e Krishtlindjeve ju lejon të përdorni imagjinatën tuaj pa kufij, në lidhje me zbukurimet. Më mirë të preferoni trëndafilat e kuq dhe lulet e Krishtlindjes klasike, por edhe në ngjyrën e bardhë e cila do të jap një prekje shtesë elegance. Kontrasti i luleve të kuqe me të bardhat do të krijoj një ndikim akoma më të fortë. Mund të kombinoni këto lule me buqetën tuaj, e cila mund të pasurohet me kristale të vegjël, gur diamanti të rremë, në mënyrë që ti jepni prekjen e fundit e shkëlqimit.
Last but not least, shtoni disa detaje duke futur edhe ngjyrën e artë ose të argjendtë zbukurimeve përreth jush, për një efekt të rafinuar dhe elegant.
RESTORANTI






Credits: PINTEREST
Dasmat e dimrit janë pak më të vështira se sa dasmat e verës, për shkak të peizazheve krejtësisht të ndryshëm: nuk kemi një kopsht, as pishinë, as det. Sidoqoftë, ne kemi borën, zjarrin dhe ndriçimin, të cilët na lejojnë të luajmë me përbërës të aftë të na japin po aq kënaqësi dhe të krijojnë një mjedis mahnitës. Siç thamë më lart, të martohesh në këtë periudhë na detyron të kërkojmë një vend me një oxhak të madh: drita e zjarrit do të jetë në gjendje të krijojë një mjedis unik, me një efekt shumë sugjestionues. Atmosfera është e garantuar!
Ajo që nuk mund të mungojë në restorant është atmosfera e Krishtlindjeve. Prandaj mos u përmbani dhe mbusheni sallën me ndriçime që do shkëlqejnë kudo, së bashku me kurora lulesh me ilqe të zbukuruara me degë bredhi, mbulesa tavoline të bardha, qirinj të artë dhe pemë të zbukuruara të shpërndara në sallën ku do zhvillohet dasma.
TORTA






Credits: PINTEREST
Edhe për një martesë dimërore mbërritja e tortës së dasmës është përfundimi që të gjithë presin me padurim: visheni atë për Krishtlindjet! Zbukurimet më të mira janë, edhe një herë, lulet e kuqe. Trëndafilat e kuq, lulet e Krishtlindjes të cilat, së bashku me ilqet, konet e pishës dhe sheqerit pluhur (që imiton borën), do na bëjnë të ndihemi sikur të ishim katapultuar në një përrallë. Ose më mirë, në përrallën juaj, e cila përfundon me puthjen e dashurisë, nën veshtull.
Torta e dasmës, një simbol i vërtetë i festës, duhet të jetë shumëkatëshe, madhështore dhe e zbukuruar në mënyrë rigoroze duke ndjekur një temë të vetme. Cake topper-i është thelbësor: kukulla dëborë të dashuruar, zogj në fole, kone pishe të veshura me rroba dasme, çifti në miniaturë që bën ski, dhe shumë ide interesante të tjera.
Cover photo credits: PINTEREST
© Të gjitha të drejtat e rezervuara