Arbër Bytyqi është një make-up artist dhe beauty influencer nga Kosova. Arbëri ka pak vite që ka filluar profesionin e tij por grimin e ka pasur qejf që kur ishte i vogël, kur përdorte produktet e mamasë së vet.
Shpesh në kanalet e tij sociale publikon fotografi të nuseve që i drejtohen për grimin e ditës së madhe, me të cilat shpjegon se si ndryshojnë nuset duke postuar fotografitë përpara dhe pas grimit.
Ai është në gjendje të krijojë transformime të pabesueshme për nuset e ardhshme, aq sa, ndonjëherë, dhëndri mund të mendojë se është paraqitur në dasmën e gabuar! Në fakt, në disa raste, ato janë të panjohshme!
Me këto fotografi Arbëri tregon të gjithë fuqinë e punës së tij dhe rezultatet janë vërtet të mahnitshme.
Nëse ka disa vajza që për ditën e madhe preferojnë një grim më natyral, disa të tjera duan një rezultat më të theksuar, tipologjia e grimit në të cilën Arbëri është i specializuar.
E gjithë koha dhe puna e tij i kushtohet nuseve të ardhshme dhe rezultatet janë të dukshme! Ai jo vetëm i lyen ato por u jep edhe këshilla të dobishme për krehjen e flokëve dhe zgjedhjen e bizhuterive të duhura. Arbëri dëshiron të ndihmojë nuset të jenë të bukura në ditën më të rëndësishme të jetës së tyre!
Kur nuset ngelen pa fjalë në momentin që shikojnë rezultatin final, artisti i grimit thotë se e gjithë puna e tij e vështirë ka dhënë fryt dhe ndihet i realizuar.
Por Arbëri nuk kujdeset vetëm për nuset e ardhshme, ai tashmë punon edhe në botën e showbiz-it.
ARTIKUJ TË NGJASHËM Beauty routine për nusen e ardhshme |
Në faqen e tij në Instagram mund të gjeni qindra fotografi të nuseve që Arbëri ka lyer deri më sot. Ne kemi zgjedhur 10 nga më domethënëset dhe i gjeni më poshtë ⬇
Credits: ARBER BYTYQI
Si ju duken këto transformime? A ju pëlqejnë? Kush është grimi që preferoni më shumë?
Cover photo credits: ARBER BYTYQI
© Të gjitha të drejtat e rezervuara