Imagjinoni të keni mundësinë të jetoni një vit të plotë në Maldive në një resort luksoz, të shërbyer në çdo aspekt, por me koston ditore të një hoteli me dy yje.

Kjo është iniciativa e Anantara Veli Maldives Resort, rreth 30 kilometra nga kryeqyteti Malé, e cila ofron një formulë interesante me një çmim fiks për gjithë vitin 2021 për të qëndruar në një bungalow luksoz me pamje nga deti për gjithë periudhën që dëshironi.

Me formulën ‘ALL YOU CAN STAY’ ju mund të zgjidhni të ndërprisni dhe të rifilloni pushimet sipas dëshirës tuaj, gjatë gjithë vitit 2021.

Oferta përfshin jo vetëm akomodimin në një bungalow privat me pamje direkt nga deti paradiziak i Maldiveve, por edhe mëngjeset, lidhjet me skaf me kryeqytetin Malé dhe mundësinë e përdorimit të të gjitha shërbimeve të resortit (qendra Wellness, qendra fitness, pishinat, qendra për të praktikuar yoga, scuba diving, dhe shumë të tjera).

Kjo ofertë gjithashtu ju jep një zbritje prej 25% për restorantet dhe trajtimet në spa. Pa harruar, sigurisht, wi-fi falas i cili do t’ju lejojë të punoni në smart working direkt nga parajsa në tokë.

Kostoja e të gjithë paketës nuk është e përballueshme për të gjithë: flitet për një shumë prej 30,000 dollarësh për dy persona. E cila sidoqoftë, duke supozuar një qëndrim gjithëvjetor nga 1 janari deri më 31 dhjetor, do të ishte ekuivalente me rreth 85 dollar në ditë, pra rreth 8.600 lek.

Kjo do të ishte një ide super për muajin tuaj të mjaltit .. Një muaj mjalti i pafund, një VIT MJALTI 😀

Filloni të shijoni çfarë ju pret me fotografit më poshtë .. Udhëtim të mbarë!

Cover photo creditsTROPIC SURF

ARTIKUJ TË NGJASHËM
Muaji i mjaltit
5 destinacione ekzotike për muajin e mjaltit

© Të gjitha të drejtat e rezervuara

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s