Libri i të ftuarve (guestbook) zakonisht është në formën e një libri ku mysafirëve ju jepet mundësia të lënë një dedikim për nusen dhe dhëndrin … ose thjesht një nënshkrim që i kujton çiftit se dhe ata morën pjesë ne dasmë.
Por si ka lindur libri i të ftuarve dhe cili është kuptimi i tij?
Mësuam se libri i të ftuarve së dasmës dikur ishte një domosdoshmëri ligjore. Historikisht, të gjithë ata që merrnin pjesë në një martesë duhej të ishin në të vërtetë dëshmitarë të bashkimit dhe duhej të nënshkruanin dokumentin e martesës. Kur kjo nuk ishte më e nevojshme, libri i të ftuarve u bë një kujtesë e mrekullueshme për të sapomartuarit.
Libri i të ftuarve është një mënyrë e mirë për t’iu rikthyer ditës së dasmës dhe për të lexuar të gjitha mesazhet të shkruara nga shoqëria dhe familjarët. Këtu të gjithë mund të lënë një dedikim, këshillë, dëshirë ose thjesht një nënshkrim që dëshmon dashurinë e tyre në ditën më të rëndësishme në jetën e bashkëshortëve.
Më poshtë do t’ju prezantojmë disa ide origjinale për të krijuar një vepër arti të vërtetë, që mund të varni në mur në shtëpinë tuaj të re.
Një kujtim i ditës së madhe që do ngelet përgjithmonë !
FOTOKABINË DHE AKSESORË
Epo, çfarë të thuash … këto janë vërtet qesharake dhe argëtuese në ceremoninë e dasmës suaj. Thjesht përdorni një Polaroid dhe gjithçka do të vij vetë! Gjithashtu mund të kombinoni shërbimin e fotokabinës me krijimin e librit e të ftuarve!
GUESTBOOK 3D
Bëhet fjalë për piktura të vërteta në 3D, zakonisht përfaqësojnë pemën e jetës me zemra ose gjethe mbi të cilat mund të shkruani çfarë dëshironi. Relievi është bërë prej druri ose letre. Shpenzimi nuk është i lartë, çmimi zakonisht varet nga madhësia e pikturës dhe nga numri i të ftuarve (sa fletë, zemra etj. duhet të jenë të pranishme)!
shenjat e GISHtËrinjËve
Ide shumë e bukur, e lirë, argëtuese dhe krijuese. Zgjedhja është e shumëllojshme. Për shembull, mund të zgjidhni temën midis pemëve me gjethe, çifteve të porsamartuar me tullumbace me ajër të nxehtë, zemrave dhe tullumbaceve ose elefantëve me tullumbace, etj. Mund të zgjidhni gjithashtu midis ngjyrave dhe kombinimeve të ndryshme, më të përshtatshme për ju (mos harroni se pikturën do ta varni në shtëpinë tuaj, pra duhet të zgjidhni ngjyrat që përshtaten më mirë me ambientin tuaj).
PIKTURA TË NËNSHKRUARA
Piktura të thjeshta, por të bukura, të nënshkruara nga të ftuarit. Edhe këtu në internet mund të gjeni me të vërtet një shumëllojshmëri propozimesh! Shpenzimi nuk është shumë i lartë edhe nëse, edhe në këtë rast, varet shumë nga madhësia, nga korniza dhe faktorë të tjerë.
PIKTURA TË BËRA ME DORË
Këto janë gjithmonë piktura për të nënshkruar, ku mund të lini një dedikim ose shenjat e gishtërinjve, por janë me të vërtetë të veçanta sepse janë bërë me dorë … origjinale, unike, të realizuara vetëm për çiftin.
Pra, nëse jeni vet artist ose njihni dikë që mund të pikturoj për ju një pikturë unike, kjo është një ide nga e cila mund të merrni frymëzim.
SENDE TEMATIKE
Kjo është ndoshta ideja më origjinale nga të gjitha! Nëse keni organizuar një martesë me temë, mund të zgjidhni një send në përputhje me të, që dëshironi të varni në shtëpinë tuaj të re dhe që do të mbajë nënshkrimet dhe dedikimet e të ftuarve tuaj.
A ju pëlqyen këto ide për librin tuaj të dasmës? Padyshim që janë vetëm disa këshilla.. mos e kufizoni krijimtarinë tuaj dhe na tregoni se si e realizuat librin tuaj të të ftuarve!
Cover photo credits: PINTEREST
© Të gjitha të drejtat e rezervuara