Martesat në moshën fëmijërore janë një problematik për arsimimin, shëndetin dhe sigurinë e fëmijëve në të gjithë botën. Vajzat 9 – 10 vjeçare detyrohen të martohen me burra shpesh shumë më të rritur, në shumë vende të Afrikës dhe Azisë.
Këto martesa të hershme vënë në lëvizje një cikël të margjinalizimit që u mohon vajzave të drejtat e tyre më themelore, siç është arsimimi dhe liria. Vajzat që martohen në një moshë shumë të re zakonisht nuk mund të shkojnë në shkollë dhe janë më të prekshme ndaj situatave të dhunës në familje, abuzimit dhe përdhunimit. Ato ngelen shtatzënë dhe rrezikojnë sëmundjet të përcjella seksualisht si SIDA. Për më tepër, ato lindin kur trupat e tyre nuk janë plotësisht të zhvilluar për të përballuar një shtatzëni, gjë që mund të ketë pasoja serioze për shëndetin e tyre dhe të foshnjës.
Komuniteti ndërkombëtar është i përkushtuar për ti dhënë fund martesave fëmijërore brenda vitit 2030. Nëse gjërat vazhdojnë si kanë qenë deri më sot, numri i vajzave të martuara në fëmijëri do të rritet nga 700 milionë të sotëm në rreth 950 milionë në 2030 dhe 1,2 miliardë në vitin 2050.
Vajzat në të gjithë botën kanë të drejtë të jetojnë fëmijërinë e tyre, të luajnë si vajza, të marrin kujdes mjekësor kur u nevojitet, të ndihen të sigurta dhe të ëndërrojnë se kush duan të jenë kur të rriten – ato kanë të drejtën të jenë vajza!
15 milionë vajza detyrohen të martohen çdo vit në të gjithë botën, veçanërisht në vendet ku niveli i varfërisë është më i lartë.
Fondi The Right To Be a Girl (e drejta për të qenë vajzë) lufton për ti dhënë fund zakoneve që kërcënojnë të drejtat e vajzave.
Për të luftuar këtë fenomen shumë serioz, eventi Valmont Barcelona Bridal Fashion Week (VBBFW) ka krijuar një partneritet me Save the Children.
THE RIGHT TO BE A GIRL është projekti që përfshin botën e nuseve për ti dhënë fund martesave të hershme. Sfida që ata kanë vendosur të arrijnë është të mbledhin 50,000 euro për të ndryshuar fatin e mbi 1 mijë adoleshentëve dhe vajzave në Sierra Leone.
Të gjithë mund të japin kontributin e tyre. Për të qenë një pjesë aktive në luftën e këtij fenomeni thjesht ndiqni këtë link dhe bëni donacionin tuaj.
Cover photo credits: BARCELONA BRIDAL WEEK


© Të gjitha të drejtat e rezervuara