Të dashura nuse të ardhshme, sot po flasim për një nga aksesorët më të preferuar nga vajzat: këpucët!

Si të zgjidhni ato të duhurat për një event të rëndësishëm?

Sigurisht, gjithmonë do të duhet ti referoheni stilit që keni zgjedhur dhe fustanit të ëndrrave tuaj. Pikërisht për t’ju ardhur në ndihmë në këtë zgjedhje jo aq të lehtë, ne ju propozojmë 5 HAPA të pagabueshme dhe disa rregulla bon ton që duhet të ndiqni për të qenë të përsosura!

1. ÇDO FUSTAN DO KËPUCËN E VET

Këpucët dekolte janë perfekte me fustanet e nusërisë me fund të fryrë. Dekoltet e thjeshta me takë katrore, me takë stileto dhe sandalet klasike të dasmës janë një zgjedhje e shkëlqyeshme për të kombinuar stilin me komoditetin.
Sandalet e nuseve me rripa të hollë janë perfekte për dasma verore ose evente elegante, për tu kombinuar me fustanet në stil sirene ose në stil të thjesht të rrëshqitshëm.

2. NGJYRA

Mos harroni se nuk jeni të detyruara të zgjidhni këpucën klasike të bardhë ose ngjyrë qumështi. Sidomos nëse jeni nuse me një personalitet të fortë, guxoni me ngjyra të ndritshme dhe të çelura të tilla si rozë, blu elektrike, vjollcë ose e kuqe. Për eventet që zhvillohen në mbrëmje, mos harroni të shtoni një detajë ngjyrë ari ose argjendi dhe pak shkëlqim.
Për vajzat që duan të respektojnë ngjyrën e fustanit, zbatohet rregulli i përputhjes së ngjyrave: ngjyra të ftohta me ngjyra të ftohta (e bardhë optike, akulli ose argjend), ngjyra të ngrohta me ngjyra të ngrohta (ngjyrë qumështi, krem ​​ose bezhë).

3. NJË DITË E GJATË

Mos i detyroni këmbët tuaja të rrin në ekuilibër mbi takat e larta gjatë gjithë ceremonisë së dasmës, përndryshe do të ndiheni të stërmunduara në fund të asaj që duhet të jetë një nga ditët më të bukura dhe emocionuese të jetës tuaj!
Sot keni mundësinë të zgjidhni modele që kombinojnë në mënyrë të përsosur komoditetin dhe bukurinë.

4. PERSONALIZIM

Argëtuese dhe origjinale: sot ka shumë ide për të personalizuar këpucët e dasmës tuaja, të tilla si shkrimi nën shuallin me inicialet e emrave bashkë me datën, një poezi, një dedikim, vargjet e këngës tuaj të preferuar, etj. Ose, akoma, mund të zgjidhni të personalizoni aksesorët me inicialet e emrit tuaj.

5. RIPËRDORIM

Arsyeja pse duhet të kërkoni këpucët tuaja me kujdes është gjithashtu e lidhur edhe me ripërdorimin, mundësia, domethënë, të vishni modelin e blerë edhe pas dasmës!

Këto modele dhe më tepër i gjeni në faqen zyrtare të Marcela Lati Wedding Shoes. Ne nuk dimë kë model të zgjedhim !

ARTIKUJ TË NGJASHËM
Kush janë dhe si zgjidhen aksesorët e nuses

Pavarësisht nga modeli i këpucëve që do zgjidhni për dasmën tuaj, mos harroni kurrë këto 3 këshilla thelbësore:

  • Pedikyri duhet të jetë gjithnjë i përsosur, veçanërisht nëse vishni këpucë të hapura.
  • Ekzistojnë vetëm 3 lloj këpucësh për femra, sipas rregullave të mirësjelljes: dekolte (për dimrin), open toe (për pranverën dhe verën) dhe chanel (për verën).
  • Getat duhet ti vishni gjithmonë (madje edhe në verë). Edhe sandalet, nën fustanin e nusërisë, duhet të vishen me geta! Torturë? Ndoshta po, shumë nuse nuk e pëlqejnë këtë rregull, kështu që përjashtimi i vetëm është nëse dasma juaj zhvillohet në verë.

Cover photo credits: MARCELA LATI WEDDING SHOES

© Të gjitha të drejtat e rezervuara

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s