Nga ana sentimentale, yjet mund të kenë një ndikim të madh, kjo është pikërisht arsyeja pse ju rekomandojmë që të lexoni këtë parashikim të astrologjisë dhe të informoheni rreth situatave që mund të ndryshojnë jetën tuaj.
Një marrëdhënie e shkëlqyer po ju pret? Cila shenjë e zodiakut do të martohet në 2021-in? A do ta gjejnë dashurinë shenjat beqare? Cilat janë shenjat e zodiakut që do të dashurohen?
Sipas Horoskopit të Dashurisë 2021, shenjat e zodiakut të Tokës (Bricjapi, Demi dhe Virgjëresha) do të marrin një surprizë të madhe e lidhur me dashurinë. Në 2021-in ka shanse të mëdha për të takuar atë person të veçantë i cili do t’ua kthejë botën përmbys dhe madje do t’u bindë që të hidhni hapin drejt martesës.
Pas përpjekjeve të gjata për të gjetur dashurinë e saj, gruaja e Luanit më në fund do të gjejë shpirtin e saj binjak, edhe kur më së paku e pret atë. Natyra e çuditshme dhe argëtuese e kësaj shenje zodiakale do të tërheqë si një magnet burrat kuriozë dhe aventurozë të Peshores. Me një horoskop të saktë romance, do të jeni në gjendje të dini kur është koha më e mirë për një ndryshim ose kur është më mirë të lini gjërat të qetësohen.
ARTIKUJ TË NGJASHËM Shenjat e horoskopit që përputhen më shumë me njëra-tjetrën |
7 shenjat e zodiakut që do të jenë me fat në dashuri në 2021-in
DASHI
Sipas horoskopit vjetor të 2021-it, pritja ka mbaruar! Të lindurit në këtë shenjë të zodiakut do të gjejnë dashurinë e tyre të madhe në 2021-in. Nëse jeni një Dash, më në fund do të gjeni personin pranë të cilit do të jetoni momente plot romancë, dhe çdo sekondë e kaluar së bashku do të jetë si në një përrallë.
Nëse tashmë ndodheni në një marrëdhënie të qëndrueshme duhet të dini se yjet inkurajojnë përkushtimin në vitin e ri, kështu që do të shijoni momente të veçanta si çift. Lidhja mes jush do të jetë gjithnjë e më e thellë dhe do kuptoni sa me fat jeni që keni njëri-tjetrin.
DEMI
Viti i ri sjell shumë dashuri për Demin, sepse vjen gjithashtu me shumë argëtim, gjë që do të rrisë shanset tuaja për të gjetur dashurinë e madhe. Nuk ka vend për pesimizëm, kështu që të lindurit në këtë shenje të zodiakut duhet të mbajnë një qëndrim optimist dhe pozitiv në mënyrë që të gjejnë dashurinë e vërtet. Ai ose ajo mund të jenë më afër sesa mendoni.
Demat që nuk janë beqarë do të shkojnë në një aventurë të paharrueshme me partnerët e tyre, dhe dashuria rreth tyre do të jetë më e fortë se kurrë.
VIRGJËRESHA
Ju pëlqen apo jo, 2021-i njofton të jetë një sukses i plotë në jetën tuaj personale. Nëse jeni tashmë në një marrëdhënie, gjërat do të evoluojnë vetë, dhe hapat që do të bëni do të jenë shumë të rëndësishme, madje ekziston mundësia e një martese ose rrisja e numrit të anëtarëve të familjes tuaj.
Në rast se nuk keni askënd në jetën tuaj, duhet të bëheni gati për një periudhë intensive, kur njerëzit do të magjepsen nga personaliteti juaj, kështu që gjithçka që do të duhet të bëni është të zgjidhni personin më të përshtatshëm për ju.
LUANI
Në vitin 2021, yjet janë nga ana e të gjitha femrave të Luanit. Ju do të përpiqeni të bëni gjithçka që është e mundur kështu që, marrëdhëniet në të cilat jeni përfshirë, të zhvillohen në një mënyrë pozitive dhe veprimet tuaja të priten mirë nga i dashuri juaj, i cili do të kontribuoj me gjithçka që mundet në këtë proces.
Nëse nuk keni një partner, shanset që kjo të ndryshojë janë shumë të mëdha. Pas gjysmës së parë të vitit, ju do të takoni dikë që do t’ju ndihmojë të rizbuloni ndjenjat e harruara prej kohësh.
UJORI
“Dashuria” është fjala e vitit 2021 për Ujorin. Ata do të jenë më të dashur dhe të vlerësuar se kurrë, dhe çdo mosmarrëveshje me partnerët e tyre do të kalojë menjëherë. Dashuria është më e fortë se çdo luftë!
Ujorët që nuk janë të përfshirë në ndonjë marrëdhënie nuk kanë asnjë arsye për tu dëshpëruar. Gjatë këtij viti, ata do të bien në dashuri, dhe partnerët e tyre do të jenë sikur kanë dalë nga një ëndërr. Emocione të mira do të mbretërojnë në këtë shenjë të zodiakut.
GAFORRJA
2021-shi është viti i shërimit shpirtëror për këtë shenjë. Më në fund, Gaforret do të jenë në gjendje të kapërcejnë të gjitha marrëdhëniet e dështuara nga e kaluara dhe të jenë gati për një jetë të re pranë partnerit të tyre. Kur të arrin të gjejnë shokun e tyre të shpirtit, ato do të kuptojnë pse asnjë marrëdhënie nuk funksionoi deri në atë moment. Partneri nga 2021 do të jetë personi i duhur, kështu që Gaforret duhet të bëhen gati për takimin e madh!
Ato që janë tashmë në një lidhje do të jenë të lumtura emocionalisht dhe të rrethuara nga mirëkuptimi.
PESHQIT
Peshqit janë më me fat në dashuri në 2021-in! Jupiteri do t’i drejtojë Peshqit për të gjetur shpirtin e tyre binjak. E vetmja gjë që duhet të bëni është të dalloheni: në klube, me miqtë, kur bëni një shëtitje, madje edhe në platformat sociale. Kështu do të gjeni një partner ideal, i cili jo vetëm që do të ketë të njëjtën shije si ju, por edhe të njëjtin mentalitet, i cili është thjesht perfekt – ashtu si reciton ajo thënia: ‘Ngjan krushqia, pa bëhet!’.
Pasi të kenë gjetur një partner, Peshqit do të jenë të dashur si në një love story të vërtet dhe romanca nuk do të mungojë as edhe një sekondë nga jeta e tyre.
Nëse jeni tashmë në një marrëdhënie, ajo do të konsolidohet ndjeshëm, me shanse të mëdha për një propozim martese!
Artikulli i LoveHoroscopeGuru u përkthye nga dasmaandco.
Cover photo credits: DASMA&CO.
© Të gjitha të drejtat e rezervuara