Pas vitit 2020 si ai që kemi jetuar të gjithë, doza e kromoterapisë për vitin e ri është e dyfishtë dhe kështu që një ngjyrë e modës nuk mjafton, por duhen të paktën dy, sigurisht: bashkimi bën fuqinë!

Kjo është ajo që mendoi Pantone® Color Institute, akademia amerikane e ngjyrave, me gamën e kombinimeve të pafund dhe që çdo vit dikton trendet.

Ekspertët e Pantone® Color Institute kërkojnë ndikime të reja për zgjedhjen e ngjyrës, duke studiuar botën e argëtimit dhe kinemasë, artit dhe modës. Por ndryshimet në stilin e jetës dhe kushtet socio-ekonomike, teknologjitë e reja, sportet dhe mediat sociale janë gjithashtu burime frymëzimi për parashikimet e ngjyrave. Rezultati i këtij vlerësimi është zgjedhja e një ngjyre që di të parashikojë dhe simbolizojë vitin e ri nga pikëpamja e asaj që sapo kaloi.

Nëse ngjyra e zgjedhur për vitin 2020 ishte Classic Blue, në mënyrë të pashmangshme zgjedhja për 2021-in u ndikua nga ngjarjet e jashtëzakonshme të vitit që sapo mbarojë dhe nga nevoja për të inauguruar ardhjen e një viti me një dëshirë shprese dhe shkëlqimi.

ARTIKUJ TË NGJASHËM
Classic Blue: ngjyra Pantone® për vitin 2020

Për 2021-in Pantone® ka zgjedhur dy ngjyra: ngjyrën gri ULTIMATE GRAY (PANTONE 17-5104) dhe ngjyrën e verdhë ILLUMINATING (PANTONE 13-0647). Një kombinim i “dy ngjyrave të pavarura të dizajnuara për të treguar se elementë të ndryshëm bashkohen për të mbështetur njëri-tjetrin“, siç thuhet në faqen e internetit të kompanisë.

Një kombinim i ngjyrave i qëndrueshëm me kalimin e kohës dhe inkurajues, i cili përcjell një mesazh të fuqisë dhe shpresës“, tha Leatrice Eiseman, drejtoresha ekzekutive e institutit.

Konkretë dhe i ngurtë, i ngrohtë dhe optimistë, ky kombinim – shtoi Eiseman – na jep një ndjenjë rezistence dhe shprese. Kemi nevojë të ndihemi të inkurajuar dhe të lehtësuar, është diçka thelbësore për mendjen njerëzore“.

Një lidhje që përfaqëson forcën dhe optimizmin, Ultimate Grey dhe Illuminating nuk duhet të përdoren në përmasa të barabarta, të dy ngjyrat mund të kenë përparësi qoftë për veshje, bukuri, dekor shtëpie, etj.

Credits: PINTEREST

A do thotë kjo se gjitha dasmat 2021-in
duhet jenë gri dhe verdhë ?

Sigurisht që jo! Dhe sidomos, larg duart nga lulet e diellit! 😃

Ne ju sugjerojmë të bëni disa prova për të kuptuar se cilat janë ngjyrat që amplifikojnë njëra-tjetrën dhe cilat janë ato që nuk duhen kombinuar bashkë.

Nëse dëshironi të përdorni vetëm këto dy ngjyra, kini kujdes! Merrni secilën ngjyrë dhe përdorni të paktën tre nuanca të saj: kjo do t’i japë lëvizje skemës tuaj të ngjyrave.

Akoma më mirë do të ishte nëse do të shtonit një ngjyrë të tretë. Ja dise ide kombinimi me:

BLU e verdha dhe bluja janë në harmoni të përsosur, grija është një bazë e përkryer për këtë kombinim.

Credits: PINTEREST

VJOLLCË edhe nëse nuk është një ngjyrë që ju bind, ju sigurojmë se e futur brenda paletës së duhur, i jep padyshim karakter.

Credits: PINTEREST

ROZËkëtu duhet t’i kushtoni vëmendje proporcioneve, por nëse lini rozën dhe grinë të mbizotërojnë dhe të verdhën thjesht për t’i theksuar ato, rezultati do të jetë një mrekulli.

Credits: PINTEREST

Si t’i përdorni ngjyrat Pantone® në dasmën tuaj?

Eleganca e grisë, e përshtatshme për mobilimin dhe mbulesat e tryezave, bashkohet me freskinë e të verdhës, e cila gjallëron mjedisin përmes dekorimeve në format më të ndryshme, për një efekt optik vërtet befasues. Mund të luani me përmasat, me kombinimet, me dritat dhe gjithashtu mund të guxoni me disa detaje në veshjen e çiftit, të tilla si një kravatë për dhëndrin dhe këpucët ose një buqetë për nusen.


Një detaj që e bën ceremoninë tuaj të personalizuar pa penalizuar elegancën.

Cover photo credits: PANTONE®

© Të gjitha të drejtat e rezervuara

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s