T’i kërkosh dikujt dorën është ndoshta pyetja më e rëndësishme që do të bësh ndonjëherë! Sidoqoftë, nuk është e lehtë dhe presioni për të krijuar një propozim perfekt nuk ka qenë kurrë më i lartë.

Të shkuara janë ditët ku mjaftonte një propozim i thjeshtë!

Trendi për propozime krijuese, ekstravagante dhe origjinale është në rritje, me fishekzjarrë, marifete magjike, madje edhe kafshët shtëpiake të çmuara të familjes, të gjithë luajnë një rol të rëndësishëm.

Nëse po mendoni të bëni PYETJEN, hidhni një sy këshillave tona më poshtë.

Credits: PARTIES & EVENTS

Një lajm i rëndësishëm!

A ju pëlqen të lexoni gazeta dhe nuk ka ditë në të cilën nuk thelloheni në jetën e përditshme të qytetit ku jetoni?
Kontaktoni redaksinë e gazetës tuaj të preferuar dhe rezervoni një hapësirë ​​për propozimin tuaj: mund të jetë një artikull që tregon historinë tuaj të dashurisë ose thjesht emri i partnerit dhe propozimi.

LIVE në radio ose në televizion

Nëse preferoni që zëri juaj të dëgjohet fortë dhe qartë, sigurohuni që ditën e caktuar, nusja juaj e ardhshme të dëgjoj atë program që ju pëlqen aq shumë dhe të bini dakord me redaksinë që të jeni në gjendje të bëni një telefonatë live.
Përndryshe, mund të konsideroni pjesëmarrjen midis publikut në një program live televiziv dhe të bini dakord paraprakisht me produksionin që të merrni fjalën në një moment të caktuar.

Credits: ABC NEWS
Credits: LETVENT

Njoftimi në avion

Po planifikoni një udhëtim së bashku? Vihuni dakord me personelin për të bërë PYETJEN me të njëjtën urgjencë me të cilën lajmërohen turbulencat. Një mënyrë argëtuese për të tërhequr vëmendjen dhe për të luajtur me kontrastin e emocioneve.
Vihuni dakord për një orar. Pak më para se stjuardesat të tërheqin vëmendjen e gjithë pasagjerëve, ju ngrihuni për të shkuar në tualet. Tani është momenti për ju për të vepruar. Merrni ‘mikrofonin’ dhe bëni propozimin tuaj!

Thuaja me një këng

Bli biletat për të marrë pjesë në koncertin e këngëtarit tuaj të preferuar dhe organizo një dedikim me këngën që partneri juaj adhuron më shumë. Më mirë do të ishte të dilje në skenë pasi të mbaronte muzika për të bërë propozimin.
Nëse jeni më shumë tipa diskoteke, bëni të njëjtën gjë duke rënë dakord me DJ.

Credits: HOW THEY ASKED
Credits: UNSPLASH

Love is in the air!

Nëse doni të synoni lart, mund ta bëni në kuptimin e vërtetë të fjalës me një fluturim romantik me balonë ose me një udhëtim me helikopter! Nëse, nga ana tjetër, jeni tipa aventuroz, mund të mendoni të hidheni me parashutë.

Një vend apo ditë e veçantë

Ende nuk dini si ta bëni propozimin për martesë? Mos harroni se përfitimi nga përvjetori i fejesës është gjithmonë një ide e shkëlqyeshme. Për ta bërë ngjarjen me të vërtetë unike, mund të mendoni ta pyesni atë në vendin ku jeni takuar për herë të parë.

Credits: UNSPLASH
Credits: CAMPAIGN LIVE

Si një reklamë

Nëse kërkoni një ide propozimi origjinale dhe jo-konvencionale, mund të organizoni një lloj fushate reklamuese duke mbushur qytetin ku jetoni, përgjatë rrugës që nusja e ardhshme merr zakonisht, me fotografin tuaj, emrin e saj dhe me pyetjen.

Sido të veproni, lum si ajo që do marr këtë propozim nga ju! Ska shanse të thotë jo dhe me siguri do ta bëni për vete. 😉

ARTIKUJ TË NGJASHËM
10 mënyra origjinale të shpallni fejesën tuaj !

Cover photo credits: PINTEREST

© Të gjitha të drejtat e rezervuara

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s