Dita e Shën Valentinit u ofron të dashuruarve shumë mënyra për të shprehur ndjenjat e tyre. Ne në Dasma&Co. kemi menduar disa ide romantike për të festuar 14 Shkurtin. Kush e di, mbase një nga këto do t’ju frymëzojë!

Në të gjithë botën, njerëzit festojnë ditën e Shën Valentinit duke dhuruar dashuri atyre që duan dhe adhurojnë. Ka nga ata që vendosin të festojnë me një darkë romantike ose zgjedhin këtë ditë si një simbol të dashurisë për të bërë propozimin për martesë. Kartolina, çokollata, bizhuteri ose lule, veçanërisht trëndafilat, janë dhuratat më të mira për partneren tuaj.

Pra, me këdo dëshironi ta kaloni këtë ditë, qoftë një person i veçantë apo miqtë e tuaj të preferuar, këtu janë disa ide të mënyrave për të festuar ditën e vitit që i kushtohet dashurisë!

1

Nëse keni menduar të kërkoni dorën e vajzës së ëndrrave tuaja, dhe po kërkoni një mënyrë romantike për ta bërë këtë, nuk ka ditë më të mirë se 14 Shkurti.

Credits: FREEPIK @drobotdean

ARTIKUJ TË NGJASHËM
7 ide për një propozim të përsosur

2

Lëreni botën jashtë, kaloni kohë cilësore me të dashurin / të dashurën tuaj. Shkoni në një restorant të këndshëm ose organizoni një darkë të veçantë. Pa shpërqendrime!

Credits: FREEPIK @rawpixel.com

3

Një kartolinë e Shën Valentinit do të ketë një kuptim më të thellë nëse do ta personalizoni.
Blini një kartolinë në dyqan dhe personalizoheni me një poezi ose me disa vargje ku shprehni dashurinë tuaj.

Credits: FREEPIK @rawpixel.com

4

Kjo është një ditë shumë e veçantë dhe meriton të festohet të veshur me rrobat tuaja më të bukura! Shumica e vajzave duan ta shohin të dashurin e tyre të veshur mirë dhe që shkëlqen ekskluzivisht për të.

Credits: FREEPIK @gpointstudio

5

Çokollata në ditën e Shën Valentinit është një must! Kështu që pse të mos e ktheni tërë ditën në një dhuratë shumë të ëmbël? Si? Për shembull duke vendosur të gatuani një ëmbëlsirë së bashku, ku nuk mund të mungoj çokollata.

Credits: UNSPLASH @shaniapinnata

6

Ndonjëherë dhurata më e mirë e Shën Valentinit që mund të bëni është dhurata e një kohe të pandërprerë së bashku. Nuk është e nevojshme të dilni nga shtëpia për ta bërë Ditën e Shën Valentinit të veçantë. Fikni telefonat, mos hapni derën dhe shijoni shoqërinë e njëri-tjetrit.

Credits: UNSPLASH @nate_dumlao

7

Rikthehuni takimit të parë ku me siguri do jeni përpjekur në maksimum për të treguar anën tuaj romantike. Çojeni atë në të njëjtin vend, hani të njëjtin ushqim dhe bëni të njëjtat gjëra që fillimisht nxitën historinë tuaj të dashurisë.

Credits: UNSPLASH @jonathanborba

8

Dita e Shën Valentinit është tradicionalisht dita e çiftit, por është gjithashtu një mënyrë e mirë për t’u treguar miqve se sa i vlerësoni ata.

Credits: PEXELS @cottonbro

9

Asnjë dhuratë nuk thotë ‘Të dua‘ në ditën e Shën Valentinit si një buqetë me trëndafila të kuq! Trëndafili i kuq, si ngjyra e pasionit, shpreh dhe thekson bukurinë dhe dashurinë. Trëndafilat e kuq tradicionalisht i dhurojnë çiftet që duan të shprehin ndjenjat e tyre njëri-tjetrit.

Credits: UNSPLASH @lenscapewithme

ARTIKUJ TË NGJASHËM
Si ka lindur festa e Shën Valentinit?

Cover photo credits: PEXELS @RODNAE Productions

© Të gjitha të drejtat e rezervuara

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s