Itali: 130 dasmorë, të gjithë së bashku, të gjithë të ndarë. Si? Falë dasmës në makinë. U desh gjithë imagjinata e Giulia Florian dhe Paolo Bavaresco, të dy 31 vjeç, nga Treviso, për të organizuar celebrimin e parë martesor, tërësisht në modalitetin drive-in. 56 makina të parkuara dhe një duzinë kamerierësh të cilët shpërndanin gota verë, kokteje joalkoolike, pije dhe meze të llojeve të ndryshme.

Nusja dhe dhëndri me siguri nuk do ta harrojnë kurr këtë dit, por as dasmorët. Rregullat për përmbajtjen e pandemisë impononin dy zgjedhje: shtyrjen e ceremonisë ose festimin në një formë jashtëzakonisht të kufizuar. “Por ne nuk donim t’a shtynim ditën e dasmës dhe kështu gjetëm një zgjedhje të tretë”, thotë Giulia me krenari, e cila punon si organizatore eventesh. Dhe në fakt, asgjë nuk iu la fatit.

Të dy të fejuarit kishin identifikuar një shesh mjaft të madh për të mbledhur të gjitha makinat e të ftuarve, zona përpara Baita degli Alpini, në Villa d’Asolo. Ata krijuan një hartë ku shënuan vendin ku çdo makinë duhej të parkohej duke realizuar një gjysmë rrethor. Në qendër ndodhej çifti, me një belveder, tortë, lule, puthje. Së pari ceremonia në kishë, duke qëndruar brenda kufijve të kapacitetit të caktuar për 180 vetë. Dhe pastaj, në fund të meshës, të gjithë në makinë me xhamat poshtë.

Kamerierët shpërndanë frittura, biskota të kripura, finger food, ushqim që të ftuarit ishin në gjendje të shijonin të sigurt në makinën e tyre. Të sapomartuarit, në qendër të skenës, u festuan me tullumbace, shirita të bardhë dhe të rëna bories. Pas mezeve erdhi surpriza: një lunch box që përmbante drekën e vërtetë me bazë paella ose lazanjë.

“Ne patëm shumë momente pasigurie, kishim frikë nga një fiasko, por, në fund, festa doli me të vërtetë mirë” komentoi çifti, tani i detyruar të shtynte muajin e mjaltit. “Do të ketë kohë për këtë, gjëja e rëndësishme ishte të kishim mundësinë të ishim të gjithë së bashku në këtë ditë kaq të rëndësishme për ne”.

Credits: ANNALISA DURIGHELLO

Cover photo credits: PEXELS

Artikulli origjinal i LaRepubblica, i përkthyer dhe përshtatur nga dasmaandco.

© Të gjitha të drejtat e rezervuara

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s