Në Shtetet e Bashkuara, dy eskpertë po diskutohen për shkak të zgjedhjes që kanë gjetur për çiftet në krizë. Ata thonë se, për t’ju shmangur divorcit, duhet të merren ilaçet e duhura.

Shtetet e Bashkuara kanë një predispozicion shumë të lartë për të prodhuar risi, veçanërisht të nxjerra nga hulumtimi shkencor, dhe esetë e botuara nga specialistët mjekësorë bëhen lehtësisht best seller botëror, siç po ndodh me Love Drugs: The Chemical Future of Relationships, një traktat që flet për mundësinë për të rregulluar një martesë në krizë duke përdorur ilaçet e duhura, si një ndihmë për terapinë e çifteve.

Credits: AMAZON

Ndonjëherë koncepti i lumturisë (dhe si të jesh i lumtur) përkon me atë të dashurisë së vërtetë dhe kërkimi i ilaçit të dashurisë ka qenë një rrugë e shkelur prej kohësh sepse të gjithë do të dëshironin të ishin në gjendje të hidhnin ilaçin magjik në gotën e personit që kanë përballë, për ta bërë atë të bie në dashuri.

Ashley Fetters, që shkruan për Atlantic, ka botuar një përmbledhje të librit të shkruar nga filozofët Brian D. Earp dhe Julian Savulescu, në të cilin të dy autorët supozojnë se psikologët, një ditë, mund të shfrytëzojnë efektet anësore të zbuluara aksidentalisht të disa ilaçeve që ndryshojnë humorin për ta bërë më të lehtë jetesën së bashku.

Ideja është paksa destabilizuese sepse zakonisht ilaçet merren për efektin e kundërt, si ndoh tek filmi Eternal Sunshine Of The Spotless Mind, në të cilin Clementine, personazhi i luajtur nga Kate Winslet, i nënshtrohet terapisë për të fshirë nga kujtesa të gjithë lidhjen e dashurisë me Joel (Jim Carrey).

Credits: FROM THE WEB

Dy autorët menjëherë e bëjnë të qartë se nuk kanë shkruar asgjë që “promovon ilaçe dashurie, ilaçe që do të hipnotizojnë, do të lajnë trurin ose do t’i bëjnë njerëzit të dashurohen artificialisht”. Ata përqendrohen në konceptin e “martesave gri”, jo në kuptimin që ato janë të trishtuara por nuk kanë një ngjyrë të përcaktuar mirë, pra të pakënaqshme. Flitet për çiftet që janë më të rrezikuar nga divorci, veçanërisht nëse kanë fëmijë.

Çfarë lloj marrëdhënie në krizë mund të përfitojë nga terapia me ilaçe? Sipas Earp dhe Savulescu, çiftet që thjesht kanë “ngecur”. Nga ana tjetër, marrëdhëniet që kanë arritur tek agresioni verbal dhe fizik, duhet të përfundojnë vetëm në divorc.

Si do të funksiononin këto trajtime? Sipas dy filozofëve, marrja ideale do të ishte përmes një spray për hundën. Substanca tek e cila mbështeten më shumë është oksitocina, hormoni i dhembshurisë që kohët e fundit është bërë objekt i një kërkimi intensiv, pasi mund të jetë zgjidhja e agresionit. Rritja e oksitocinës favorizon bashkëjetesën shoqërore, zvogëlon ankthin dhe stresin dhe rrit ndjeshmërinë, madje edhe në marrëdhëniet në çift, siç tregohet pas një hulumtimi zviceran në 2008 mbi çiftet që e kishin marrë para se të përballeshin me njëri tjetrin.

Por në spray që do të merret duhet të ketë edhe një substancë tjetër: MDMA. Me doza të kontrolluara nga specialistët, kjo substancë, e cila është gjithashtu e pranishme në natyrë në arrëmyshk dhe vanilje, në vitet 80 ishte administruar tashmë eksperimentalisht gjatë terapive me çiftet, përpara se të hynte në listën e substancave të paligjshme.
Ata e morën ilaçin para seancës së terapisë, dhe ndërsa prisnin efektin, dëgjonin muzikë së bashku me sytë e mbuluar nga maskat. Më pas, dialogu ishte shumë më civil dhe partnerët ndiheshin të aftë të kapërcenin “inatet e padobishme” më lehtë. MDMA “zvogëlon përgjigjet ndaj frikës irracionale, ndaj kërcënimeve emocionale të perceptuara“, shpjegohet në libër.

Në mënyrë që këto terapi të funksionojnë, megjithatë, ekziston një faktor i rëndësishëm: gatishmëria për të rregulluar marrëdhënien. Përndryshe, ato nuk kanë asnjë efekt.

Por duhet të merret parasysh edhe një rezultat i kundërt: një predispozitë më e madhe për dialog mund të çojë në një pranim të qetë dhe jo-konfliktual të ndarjes midis çiftit.

Cover photo credits: UNSPLASH

© Të gjitha të drejtat e rezervuara

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s