Stresi paramartesor mund të jetë një gjendje e pakëndshme që, në shumë raste, mund të dëmtojë qetësinë e bashkëshortëve në momentet që i paraprijnë ditës së madhe! Kur flasim për stresin paramartesor, i referohemi një sërë ndjenjash pozitive dhe negative që mund të përfaqësojnë gjithashtu një pengesë për ata që duhet të martohen, duke krijuar grindje në ditët para dasmës.

Kjo ndodh sepse organizimi i ditës së madhe nuk është i lehtë dhe ka shumë variabla për t’u marrë në konsideratë: zgjedhja e veshjes së dasmës, përgatitja e ftesave dhe dorëzimi i tyre te të ftuarit, zgjedhja e bomboniereve, shpenzimet e fundit jashtë buxhetit dhe kështu me radhë.

Për të kapërcyer këtë periudhë veçanërisht stresuese, është e mundur të ndiqni disa masa paraprake në mënyrë që ta jetoni atë me një qetësi më të madhe, pa i lënë vendin mendimeve që ju shqetësojnë.

Nëse je një nuse e ardhshme, vazhdo leximin e këtij artikulli për të zbuluar 9 këshillat që ekspertët e industrisë na kanë ofruar për ju! Merrni shënim dhe… relaksohuni!

1
Filloni herët. Planifikimi i vonët do të zvogëlojë në mënyrë drastike opsionet. Kjo mund të rezultojë në një shërbim pa cilësi dhe në gjithçka përveç një dasmë përrallore. Ekspertët sugjerojnë që të filloni të paktën tre muaj përpara.

2
Argëtohuni. Me kaq shumë për të menduar, planifikimi i një martese mund të jetë vërtet stresues. Është e lehtë të harrosh të shijosh udhëtimin. Ekspertët inkurajojnë klientët e tyre të bëjnë një “festë” për çdo ngjarje planifikuese. Për shembull, për provën e fustanit të nusërisë, takohuni me shoqërueset tuaja për një kafe ose për një brunch, përpara ose mbas takimit në atelier.

Credits: UNSPLASH @Courtney Nuss

3
Organizohuni. Për ta bërë këtë, krijoni një file excel me emrat e furnizuesve dhe detaje të tjera të rëndësishme. Kjo do t’ju ndihmojë të ndiheni të qeta dhe të keni nën kontroll çdo fazë të planifikimit. Dhe sidomos ju jep mundësinë që ta printoni dhe t’ja dorëzoni dikujt të besuar, ditën e dasmës, në rast nevoje.

4
Location: bëni dy pyetje. Përpara se të filloni kërkimin e location ku do të zhvillohet dasma, përgjigjuni këtyre dy pyetjeve: Çfarë lloj dasme dëshironi? Sa dasmorë dëshironi të ftoni? Vetëm pasi të dini përgjigjet e këtyre pyetjeve, filloni të kërkoni vendet e mundshme.

Credits: UNSPLASH @alvarocvg

5
Mos harroni dhëndrin. Nusja nuk duhet të harrojë bashkëshortin e saj. Nuset e ardhshme duhet të marrin në konsideratë se çfarë do të veshin dhëndurët e ardhshëm, si do ta plotësojnë atë dhe shoqërueset e saj, dhe estetikën e përgjithshme të dasmës.

6
Zgjidhni një menu që ju pëlqen. Shumë çifte shqetësohen për menunë e dasmës dhe kapen pas detajeve të preferencave dhe kërkesave të të ftuarve. Ekspertët i këshillojnë çiftet të zgjedhin një menu që ata do të donin të hanin dhe të zgjedhin pjatat e tyre të preferuara.

Credits: UNSPLASH @brookelark

7
Përdorni buxhetin në mënyrë të zgjuar. Nëse buxheti juaj është i vogël, ekspertët këshillojnë të shpenzoni më pak, për shembull, për makinën e dasmës ose për bombonieret. Përkundrazi, shpenzoni më shumë për location dhe cilësinë e ushqimit. Aty është vendi ku mysafirët tuaj do të kalojnë shumicën e kohës.

8
Relaksohuni para ditës së madhe. Është e lehtë të mbingarkohesh nga stresi i lidhur me organizimin e martesës. Zgjidhja? Përkëdheleni pak veten me një çik luks. Gjeni një spa dhe përdorni pishinën për të bërë një not të qetë një natë më parë. Kjo do t’ju bëjë të shkarkoni tensionet dhe do t’ju ndihmojë të bëni një gjumë të rehatshëm.

Credits: UNSPLASH @haleyephelps

9
Flisni për çiftin tuaj. Kjo është një ditë e veçantë, e krijuar për të festuar një të ardhme së bashku me personin që doni. Ekspertët theksojnë nevojën për të krijuar një ceremoni personale. Mysafirët duan të marrin pjesë në dasma individuale dhe do të befasohen këndshëm nga çdo përshtatje e pazakontë ose ekstravagante që keni menduar për martesën tuaj.

ARTIKUJ TË NGJASHËM
Planifikim hap pas hapi drejt altarit

Cover photo credits: UNSPLASH @jonathansborba

© Të gjitha të drejtat e rezervuara


Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s