Secili prej nesh kur mendon për dekorin e dasmës ka në mendje zbukurimin klasik me lule që sigurisht është i domosdoshëm për çdo event. Por ekziston një lloj tjetër dekorimi që ka një impakt të rëndësishëm: flasim për tullumbacet.
Në imagjinatën kolektive, tullumbacet mund të jenë pak fëmijërore, por në të vërtetë tashmë është e mundur të krijosh struktura të vërteta me tullumbace, që janë të vështira për tu realizuar dhe që e bëjnë çdo ngjarje të paharrueshme si dhe argëtuese.
Kështu gjejmë harqe që mirëpresin të porsamartuarit në pragun e shtëpive të tyre ose në hyrje të kishës/restorantit.
Furnizuesi juaj është në gjendje të rregulloje shërbimin sipas shijes së çiftit dhe në harmoni me pjesën tjetër të dekorit, duke arritur të krijoj skenarë të paharrueshëm që do t’i lënë të gjithë pa fjalë.
Shijoni fotografitë më poshtë për të zbuluar disa dekorime me të vërtet mahnitëse.
Ju do ti zgjidhnit tullumbacet për të dekoruar dasmën tuaj? Kush nga këto dekorime ju pëlqen më shumë?
Cover photo credits: FROM THE WEB
© Të gjitha të drejtat e rezervuara