Është e rëndësishme që të zgjidhni unazën e martesës të duhur sepse ajo do t’ju shoqëroj në përditshmërinë tuaj, përgjithmonë!
Në organizimin e një martese ka disa raste ku zgjedhja lidhet me secilin nga bashkëshortët dhe është individuale, dhe ka raste të tjera në të cilat çifti duhet të mbizotërojë. Zgjedhja e fustanit së dasmës, për shembull, lidhet vetëm me fizikun dhe preferencat estetike të nuses së ardhshme; ndërsa për zgjedhjen e restorantit është e nevojshme që çifti të takohet në gjysmë të rrugës.
Zgjedhja e simbolit të përjetshëm të dashurisë nuk është një shëtitje në park! Janë unazat ato që do t’ju kujtojnë vazhdimisht ditën tuaj të dasmës. Dhe do t’i keni përpara syve për një jetë të tërë. Me siguri nuk do donit të rrezikoni të lodheni me to.
Unazat e dasmës janë emblema se sa e rëndësishme mund të jetë të bësh kompromis dhe të gjesh zgjidhjen që kënaq të gjithë.
Para se të filloni, kini parasysh këto 3 pikat themelore:
- Vendosni buxhetin
- Merrni madhësinë të saktë të gishtit
- Zgjidhni një stil që nuk do t’ju lodh
𝑬𝑿𝑻𝑹𝑨 𝑻𝑰𝑷:
- Nëse dëshironi, kërkoni një unazë martese që të harmonizoj me unazën e fejesës
Unaza e thjeshtë në formë rrethi dhe në ngjyrë ari është zgjidhja e shumë çifteve. Edhe pse modelet klasike gjithmonë janë më të mirat, disa vajza preferojnë modele më ekstravagante. Të zgjedhësh unazën e martesës megjithatë kërkon kujdes sepse nuk duhet të largoheni shumë nga ajo se çfarë përfaqëson kjo unazë.
Ja çfarë duhet të merrni parasysh:
- 𝕊𝕋𝕀𝕃𝕀ℕ
- 𝔽𝕆ℝ𝕄𝔼̈ℕ
- 𝕄𝔸𝕋𝔼ℝ𝕀𝔸𝕃𝕀ℕ
Shfletoni galerinë fotografike (bëni click mbi foto për ta zmadhuar atë) dhe frymëzohuni nga modelet më poshtë 👇















Photo credits: PINTEREST
Na tregoni në komentet kush është modeli juaj i preferuar. E keni gjetur unazën tuaj apo jeni akoma në kërkim?
Cover photo credits: UNSPLASH
© Të gjitha të drejtat e rezervuara