Punonjësja e saj martohet, avokatja i dhuron një ‘ndarje’ falas.
Kjo është dhurata unike e martesës nga ana e një avokate nga Kaserta (Itali) ndaj avokates praktikante që punon në studion e saj.
Avokatja Karmen Posillipo i ka dhuruar Françeskës, punonjëses të saj, një kupon për një ndarje falas që ka vlerë për 3 vjet. Padyshim ky është një provokim me të cilin avokatja donte të nënvizonte tendencën për rritjen e ndarjeve në tre vitet e para të martesës. “Nëse kjo martesë i kalon tre vjet – thotë profesionistja me një buzëqeshje – unë do ta shndërroj kuponin në para”.
“Unë e bëra këtë – shkruan Karmen Posillipo – pak për të ekzorcizuar, pak për argëtim dhe gjithashtu për bestytni”, sepse, shton avokatja, “kostoja e përfundimit të një martese shkatërron çdo familje, kështu që mendohuni mirë para se të përdorni këtë kupon. Urimet më të mira”.

PO JU, SI DO TA KISHIT PRITUR NJë DHURATë Të TILLë?
Cover photo credits: PINTEREST
Artikulli origjinal i HUFFINGTONPOST, i përkthyer dhe përshtatur nga dasmaandco.
© Të gjitha të drejtat e rezervuara