Pandemia e koronavirusit ka ndryshuar shumë mënyrën tonë të jetesës, ka ndryshuar zakonet tona dhe nganjëherë ka vendosur ekzistencën tonë në pritje. Ne u mësuam me video konferencat, hoqëm dorë nga udhëtimet për të cilat kishim dhënë depozitën dhe na u desh të shtyjmë dasmat dhe çdolloj event tjetër. Sidoqoftë, dikush nuk donte të priste për të festuar bashkimin e tyre, kështu që organizuan një ceremoni me të gjitha masat paraprake të kërkuara nga masat për përmbajtjen e pandemisë.
Projekti This Is Reportage, i cili shpërblen periodikisht historitë dhe reportazhet më të mira të dasmave, ka krijuar një koleksion me imazhe që dëshmojnë se si u zhvilluan ceremonitë gjatë pandemisë. Disa prej tyre kishin pak mysafirë, disa të tjerë asnjë. Pothuajse të gjithë kishin një maskë, mbanin distancën edhe nëse është e vështirë të heqësh dorë nga një përqafim ose një puthje, veçanërisht për të porsamartuarit.
Industria e fotografisë, veçanërisht për ata që bëjnë fotografi martese, është dëmtuar rëndë gjatë vitit 2020. Por historitë që tregojnë këto pamje janë vërtet fantastike. Sepse ato janë histori të qëndrueshmërisë, afeksionit, dashurisë dhe fantazisë (sepse duhet fantazi edhe të mendosh për karton me mysafirë “virtualë”). Dhe mbi të gjitha, këto shkrepje vërtetojnë një gjë: dashuria fiton gjithçka. Dhe gjithmonë fiton, përtej frikës, përtej sëmundjes, përtej vdekjes.
Shfletoni më poshtë galerinë për të zbuluar një pjesë të fotografive të dasmave të zgjedhura nga This Is Reportage dhe të shpërndara në faqen e tyre zyrtare.
Photo credits: THIS IS REPORTAGE
Kush nga ju ËshtË martuar gjatË PANDEMISË? NA TREGONI MË POSHTË 👇
Cover photo credits: PINTEREST
© Të gjitha të drejtat e rezervuara