Era e ftohtë jashtë dritares, një filxhan çokollatë e nxehtë në dorë, dritat në pemën e Krishtlindjes … Çfarë mungon për të ngrohur atmosferën? Një film dashurie ku protagonistët martohen në periudhën magjike e Krishtlindjeve!

Ne kemi zgjedhur 10 filma dashurie të pashmangshme për ti parë të përqafuar nën batanije.

Nuk ka Krishtlindje pa një film dashurie në temë!

Jeni gati?

01. LOVE ACTUALLY

Një Londër plot dashuri është qyteti në të cilin zhvillohet trama i LOVE ACTUALLY. Filmi shqyrton dhjetë histori që bashkohen në një pikë të vetme ditën e Krishtlindjeve. Një histori e bukur dashurie që do t’ju ​​zhytë në jetën e protagonistëve. Një kast i pasur, një intrigë interesant dhe dhjetë histori përrallore: kjo është receta që propozon regjisori i filmit, Richard Curtis.

02. THE HOLIDAY

Amanda (Cameron Diaz), drejtuese e suksesshme e një kompanie e specializuar në trailer filmash në Los Angeles, thjesht nuk arrin të menaxhojë jetën e saj private. Në një distancë prej 6,000 milje, në Angli, jeton Iris (Kate Winslet), një gazetare e specializuar në gossip, e cila, ashtu si Amanda, nuk mund të gjejë dashurinë e jetës. Të dyja, pas një tjetër zhgënjimi romantik, vijnë në kontakt me njëra tjetrën dhe vendosin të shkëmbejnë shtëpitë. Ato do ta gjejnë veten duke jetuar dy jetë krejtësisht të ndryshme dhe duke filluar marrëdhënie të reja.

03. CHRISTMAS INHERITANCE

Për të qenë CEO, një trashëgimtare sfidohet nga babai i saj të dorëzoj një letër të Krishtlindjes personalisht ish-partnerit të tij në biznes, në qytetin e tyre të lindjes, duke udhëtuar me autobus vetëm me 100 dollar në xhep.
Kur një stuhi e rrezikshme dëbore godet qytetin, trashëgimtarja e bukur do të strehohet në bed & breakfast të Jake, një djalë i ri që do ta bëjë atë të zbulojë kuptimin e vërtetë të Krishtlindjes. Këtu Ellen do të ketë mundësinë të mësojë disa gjera shumë të rëndësishme në lidhje me altruizmin dhe bujarinë ndaj të tjerëve.

04. THE FAMILY STONE

Një biznesswoman e rreptë dhe konservatore shoqëron të dashurin e saj në festën vjetore të Krishtlindjeve të familjes së tij. Një familje e çuditshme dhe e gjallë, e cila e bën të zbulon se ajo ndihet si  një peshk pa ujë me stilin e tyre të jetesës.

05. FOUR CHRISTMASES

Një çift duhet ti mbijetojë katër bashkimeve familjare gjatë pushimeve të Krishtlindjes. Prindërit e të dyve janë të divorcuar dhe, për fat të keq, pushimet e shumëpritura në tropikët anulohen për shkak të një ngjarje të papritur.

06. 12 dates of christmas

Kate vendos të shkojë në një takim blind date me Miles, në prag të Krishtlindjes. Gjërat nuk shkojnë siç besonte ajo. Kate ka mundësinë të rijetojë takimin 12 herë. Një komedi e bukur dhe romantike do t’ju mbajë shoqëri gjatë Krishtlindjeve.

07. SERENDIPITY

Sarah dhe Jonathan dashurohen me shikim të parë. Sidoqoftë, të dy janë të fejuar dhe vendosin që t’ia besojnë të ardhmen e tyre fatit.

08. A CHRISTMAS PRINCE:
THE ROYAL WEDDING

Një vit pasi Amber ndihmoi Richard të merrte kurorën, të dy po përgatiten të martohen ditën e Krishtlindjeve. Por Amber fillon të pyesë veten nëse është e aftë të jetë mbretëreshë apo jo.

09.  THE KNIGHT BEFORE CHRISTMAS

Brooke është një mësuese jashtëzakonisht e zhgënjyer mbi dashurinë; duke nisur makinën e saj, një burrë i veshur me armaturë shfaqet para saj. Të dy njihen dhe Brooke zbulon se i riu quhet Cole Christopher Frederick Lyons, është një kalorës i shekullit të 14-të dhe ka ardhur në të ardhmen për shkak të magjisë së shtrigave. Por, duke u përpjekur të zgjidhin situatën, të dy fillojnë të ndihen të tërhequr nga njëri-tjetri.

10. OPERATION CHRISTMAS DROP

Erica është një asistente në Washington DC. Ajo ka për detyrë të hetojë një bazë të Forcave Ajrore të SHBA-së në Guam për të gjetur një arsye për ta mbyllur atë. Andrew është një kapiten i Forcave Ajrore dhe është zgjedhur për t’i treguar Ericës bazën e USAF dhe për ta bindur atë se duhet të mbetet e hapur. Baza ka një traditë vjetore të transportit ajror në ishujt e vegjël të Mikronezisë për Krishtlindje. Romanca midis Erica dhe Andrew lulëzon gjatë këtyre ngjarjeve.

Na tregoni kush nga këta është filmi juaj i preferuar.

Bëni tag dashurisë tuaj me të cilin / cilën do të dëshironit të rrinit nën batanije duke parë filmat të përmendur në këtë artikull.   [da scrivere sul post INSTAGRAM/ FACEBOOK]

Cover photo creditsIMDB

© Të gjitha të drejtat e rezervuara

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s